Home / Lajme / Gjesti i rëndë i ish-deputetit shqiptar: Përul myslimanët para kryqit të Skënderbeut!
Gjesti i rëndë i ish-deputetit shqiptar: Përul myslimanët para kryqit të Skënderbeut!

Gjesti i rëndë i ish-deputetit shqiptar: Përul myslimanët para kryqit të Skënderbeut!

Gjesti i rëndë i ish-deputetit shqiptar: Përul myslimanët para kryqit të Skënderbeut!

Ajo që shihet si nga virtytet e rralla të popullit shqiptar, është toleranca fetare, e cila ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, me gjeste po kaq të rralla publike, siç ishte parakalimi i përbashkët i përfaqësuesve të besimeve të ndryshme, krishterë, myslimanë e bektashinj në Paris në masakrën e “Charlie Hebdo’s” dy vite më parë.

Por një gjest aspak i këndshëm, që kalon në fyerje të besimit të kundërt, është bërë nga ish-deputeti shqiptar Eduard Ndocaj. I gjendur në debatin që shpërtheu në festën e myslimanëve, Kurban Bajramin të kremtuar dje, Ndocaj ka abuzuar duke i bërë montazh fotos së faljes së besimtarëve myslimanë në sheshin “Skënderbej” para bustit të heroit kombëtar, për të cilin u kritikuan së tepërmi se e kishin “mbuluar” duke vendosur një ekran të madh para tij. Ish-deputeti, ka modifikuar shpatën e Skënderbeut, duke e bërë kryq, e duke shkruar në rrjetin social Instagram, se Skënderbeu bekoi shpirtrat e përulur para tij dhe i tregoi rrugën e të parëve, atë të krishtërimit.

“Gjergji bekoi ne shesh popullin e ti ne emër te zotit Jezukrisht AMEN . Gjergji i madhërishëm dhe fuqiplote, atleti i Jezu Krishtit. Bekoi te gjithë shpirtrat e përulur para tij, mbreti i shqiptareve dhe mbrojtësi i njerëzimit nga djalli sulltan me hordhitë e tij. Ai ju tregoi rrugën e gjere ku kishin humbur, rrugën e te pareve te tyre me origjine te krishtere, rrugën e Zotit. I bekoi edhe me ujin e bashkisë se Veliajt. I pa harruar është mbreti i shqiptareve Gjergj Kastrioti! Shkoni ne paqe bijtë e mi”, shkruan Ndocaj në Instagram.

Gjesti i rëndë i ish-deputetit shqiptar: Përul myslimanët para kryqit të Skënderbeut!

Një koment mjaft i rëndë nga ana e një politikani, ndërkohë që populli shqiptar ka mjaft tolerancë ndaj besimeve të ndryshme. Sipas ish-deputetit, shqiptarët kurrsesi nuk mund të jenë myslimanë, pasi sic mundohet të shpjegojë ai, kjo fe është e imponuar nga turqit, dhe origjina e besimit të shqiptarëve, është e krishterë.

Në replikë të komentit të një gazetari që e quan këtë gjest të ekzagjeruar, Ndocaj përgjigjet:

E vërteta eshtë e dhimbshme gjithmonë po jemi një fe e një komb. S’jemi as turq, as arab jemi shqiptare, arjan te pastër dhe te krishterë. Po gjithkush zgjedh te besoje kudon vet. Pa cenuar bene tjetrit, herojt e kombit tonë dhe pa u tallur me to. Ajo qe ka ndodhur dje ndaj figurës se heroit te krishterimit dhe kombit shqiptare është tradhti.

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje