Lajme

Frikë nga përgjimet e kinezëve, Pentagoni ndalon “Huawei” dhe ZTE në bazat amerikane

Pentagoni ka ndaluar shitjen e smartfonëve kinezë “Huawei” dhe ZTE në bazat ushtarake amerikane, me frikën se mund të përdoren për spiunazh për llogari të qeverisë kineze.

“Pajisjet “Huawei” dhe ZTE përbëjnë rrezik të papranueshëm për personelin e Departamentit, informacionin dhe misionin.

Në dritën e këtyre informacioneve, e konsiderojmë si veprim të pakujdesshëm shitjen e tyre personelit në bazat ushtarake amerikane”, tha zëdhënësi i Pentagonit, major Dave Eastburn.

Ndërsa nuk do të lejohet shitja e këtyre pajisjeve në dyqanet e bazave, personelit nuk lejohet as t’i blejë ato diku tjetër.

Vendimi vjen pasi 6 zyrtarë të lartë të inteligjencës amerikane ngritën shqetësime për smartfonët në Komitetin e Inteligjencës në Senat.

“Huawei” u përpoq të hynte në tregun amerikan në fillim të këtij viti përmes një parneriteti me AT&T.

Zbatimi i marrëveshjes u ndërpre dhe shumë mendojnë se shkak për këtë u bë lobimi nga qeveria.

Muajin e kaluar, Departamenti Amerikan i Tregtisë i ndaloi ko..

Loading...

Muajin e kaluar, Departamenti Amerikan i Tregtisë i ndaloi kompanitë amerikane që të eksportonin produkte dhe shërbime në ZTE-së.(TemA TV)

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Frikë nga përgjimet e kinezëve, Pentagoni ndalon “Huawei” dhe ZTE në bazat amerikane Frikë nga përgjimet e kinezëve, Pentagoni ndalon “Huawei” dhe ZTE në bazat amerikaneRating: 5.0
To Top