Lajme

FOTOT: Portieri De Gea “injoron” kryeministrin spanjoll, mban duart në xhepa kur ai flet

Portieri spanjoll i Manchester United, David de Gea ka injoruar kryeministrin e ri spanjoll gjatë ceremonisë që ky i fundit mbajti përpara ekipit kombëtar.

Këtë veprim mesa duket portieri spanjoll e ka bërë pasi dy vite më parë u kritikua ashpër nga ish-kreu i opozitës spanjolle asokohe Pedro Sanchez.

Tashmë që Pedro Sanchez merr “frerët” e qeverisë spanjolle, rol prej të cilit është i detyruar moralisht të përshëndesë ekipin kombëtar përpara një aventure tejet të rëndësishme, si Botërori “Rusi 2018”, portieri De Gea duket se ka realizuar dëshirën e tij për hakmarrje.

Portieri i “djajve të kuq” ka mbajtur duart në xhep, edhe pse shokët e tij të skuadrës ishin rreshtuar dhe po duartrokisnin kryeministrin e ri të Spanjës. Një veprim ky që mediet spanjolle e kanë mbiquajtur “hakmarrja e De Geas”.

Udhëheqësi socialist, Pedro Sanchez kritikoi portierin dy vite më parë, kur ai u implikua në akuza seksuale, akuza të cilat ai i kishte mohuar gjithsesi. Asokohe, Sanchez thoshte në një inter..

Loading...

Portieri spanjoll i Manchester United, David de Gea ka injoruar kryeministrin e ri spanjoll gjatë ceremonisë që ky i fundit mbajti përpara ekipit kombëtar.

Këtë veprim mesa duket portieri spanjoll e ka bërë pasi dy vite më parë u kritikua ashpër nga ish-kreu i opozitës spanjolle asokohe Pedro Sanchez.

Tashmë që Pedro Sanchez merr “frerët” e qeverisë spanjolle, rol prej të cilit është i detyruar moralisht të përshëndesë ekipin kombëtar përpara një aventure tejet të rëndësishme, si Botërori “Rusi 2018”, portieri De Gea duket se ka realizuar dëshirën e tij për hakmarrje.

Portieri i “djajve të kuq” ka mbajtur duart në xhep, edhe pse shokët e tij të skuadrës ishin rreshtuar dhe po duartrokisnin kryeministrin e ri të Spanjës. Një veprim ky që mediet spanjolle e kanë mbiquajtur “hakmarrja e De Geas”.

Udhëheqësi socialist, Pedro Sanchez kritikoi portierin dy vite më parë, kur ai u implikua në akuza seksuale, akuza të cilat ai i kishte mohuar gjithsesi. Asokohe, Sanchez thoshte në një intervistë se “nuk ndihej rehat me De Gean si portier të kombëtares spanjolle”. (TemA)

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . FOTOT: Portieri De Gea “injoron” kryeministrin spanjoll, mban duart në xhepa kur ai flet FOTOT: Portieri De Gea “injoron” kryeministrin spanjoll, mban duart në xhepa kur ai fletRating: 5.0
To Top