Home / Lajme / FOTOT/ Mirëmbajtje e përditshme për këndet rekreative në lagjet e Tiranës, më shumë siguri për fëmijët që luajnë në to

FOTOT/ Mirëmbajtje e përditshme për këndet rekreative në lagjet e Tiranës, më shumë siguri për fëmijët që luajnë në to

Ndërtimi i këndeve rekreative dhe atyre të lojërave për fëmijë në çdo lagje të Tiranës ishte një sipërmarrje jo e lehtë që u bë realitet falë edhe bashkëpunimit të shumë donatorëve.

Por tashmë mirëmbajtja e tyre është një sfidë edhe më e vështirë, që kërkon angazhim dhe përkujdesje të përditshme nga ndërmarrjet bashkiake.

Ndaj për t’i mbajtur ato funksionale dhe të sigurta për fëmijët, punonjësit bashkiakë kanë përqendruar forcat, mjetet e materialet për ta fituar edhe këtë sfidë në funksion të fëmijëve e familjeve të Tiranës.

Siç shihet edhe nga fotot, puna ka nisur me riparimin e të gjitha moduleve të lojërave të dëmtuara si dhe të gjithë aksesorëve të tjerë të këndeve, si stolat, koshat apo ndriçuesit.

Natyrisht që fitorja e kësaj sfide të përditshme do ishte më e lehtë nëse edhe të gjithë banorët e Tiranës do të bashkëpunojnë për t’i mirëmbajtur këto kënde.

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje