Lajme

FOTOT: Ishin pa certifikatë sigurie, AKU sekuestron 58 kavanoza dhe 13 bidona me mjaltë

AKU Gjirokastër bashkё me Policinë Qarkut Gjirokastër, nё Ujin e Ftohtë Tepelenë, kryen njё operacion pёr goditjen e aktivitetit tё paligjshëm tё tregtimit të produktit “Mjalt” nga tregtare ambulante.

Gjatë operacionit u konstatua se shtetasi Ediator Qibini, tregtar ambulant, po tregtona 58 kavanoza, 1 kg dhe 13 bidona plastik 2 kg, me produkt tё pretenduar me mjaltë.

Mjalti ishte i pakontrolluar, pa certifikate origjine, pa raport analiza dhe pa etiketa. Tregtohej në ambiente të hapura, në kushte të papërshtatshme higjienike, të ekspozuara ndaj rrezeve tё diellit, ndotjeve dhe kushteve atmosferike.

Sipas analizave laboratorike, produkti i cili pretendohej mjaltë natyral, nё fakt ishte mjaltë industrial dhe jashtë parametrave tё konsumit njerëzor.

Sipas informacionit paraprak, tregtarët e blinin mjaltin industrial me çmim tё ulët, nga prodhues tё rregullt nё qytetin e Korҫёs, dhe mё pas ia hiqnin etiketat qё tregonin origjinën dhe përmbajtjen reale tё produktit, pёr t’ua shitur për..

Loading...

AKU Gjirokastër bashkё me Policinë Qarkut Gjirokastër, nё Ujin e Ftohtë Tepelenë, kryen njё operacion pёr goditjen e aktivitetit tё paligjshëm tё tregtimit të produktit “Mjalt” nga tregtare ambulante.

Gjatë operacionit u konstatua se shtetasi Ediator Qibini, tregtar ambulant, po tregtona 58 kavanoza, 1 kg dhe 13 bidona plastik 2 kg, me produkt tё pretenduar me mjaltë.

Mjalti ishte i pakontrolluar, pa certifikate origjine, pa raport analiza dhe pa etiketa. Tregtohej në ambiente të hapura, në kushte të papërshtatshme higjienike, të ekspozuara ndaj rrezeve tё diellit, ndotjeve dhe kushteve atmosferike.

Sipas analizave laboratorike, produkti i cili pretendohej mjaltë natyral, nё fakt ishte mjaltë industrial dhe jashtë parametrave tё konsumit njerëzor.

Sipas informacionit paraprak, tregtarët e blinin mjaltin industrial me çmim tё ulët, nga prodhues tё rregullt nё qytetin e Korҫёs, dhe mё pas ia hiqnin etiketat qё tregonin origjinën dhe përmbajtjen reale tё produktit, pёr t’ua shitur për “mjaltë natyral” dhe me çmim tё lartё, pushuesve dhe turistëve qё kalonin nё “Ujё tё Ftohtё”.

AKU ndërmori ndaj shtetasit Ediator Qibini masёn administrative gjobё nё vlerën 200 000 leke dhe masën e konfiskimit te produktit “mjaltë”.

Ndërsa Sektori i krimit ekonomik vijon hetimet pёr konsumin e figurës sё veprave penale tё “prodhimit dhe shitjes sё ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin” sipas nenit Nenit 288 tё Kodit Penal dhe veprën penale tё “fshehjes tё tё ardhurave” sipas Neni 180 i Kodit Penal. (TemA)

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . FOTOT: Ishin pa certifikatë sigurie, AKU sekuestron 58 kavanoza dhe 13 bidona me mjaltë FOTOT: Ishin pa certifikatë sigurie, AKU sekuestron 58 kavanoza dhe 13 bidona me mjaltëRating: 5.0
To Top