Home / Lajme / FOTOT: Ambasadorja shqiptare, në tryezën e Donald Trump për iftar

FOTOT: Ambasadorja shqiptare, në tryezën e Donald Trump për iftar

Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Faber, ka qenë e ftuar në darkën e iftarit, të shtruar nga presidenti i SHBA, Donald Trump.

Në një status në Facebook, Faber shkruan se gjatë bisedës me presidentin Trump, ka shprehur mirënjohjen e popullit shqiptar për mbështetjen e madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zhvillimin dhe transformimin e Shqipërisë.

“Sonte pata kënaqësinë e veçantë që të isha e ftuar në Darkën e Iftarit të shtruar nga Presidenti Trump, në Dhomën e Darkave Shtetërore të Shtëpisë së Bardhë.

Pata nderin dhe privilegjin e madh që të isha pjesë e tavolinës së tij, së bashku me kolegët ambasadorë nga Jordania, Indonezia, Arabia Saudite, Bangladeshi.

Prania e Presidentit, diskutimet tepër interesante, dhe interesi i tij për secilin nga vendet tona, janë një tregues i lidhjeve dhe marrëdhënieve të forta mes popujve tanë. Shqipëria sonte ishte e nderuar të kishtë praninë dhe mundësinë e prezantimit të saj në atë tavolinë.

Theksova se populli shqiptar është tepër mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara, të cilët kanë mbështetur në çdo hap transformimet rrenjesore të vendit tonë në këto tre dekada të zhvillimeve demokratike. Momentet historik të anëtarësimit të vendit në NATO, të marrjes së ftesës për vend kandidat në Bashkimin Evropian, apo reformat si ajo e drejtësisë, kanë në themel mbështetjen e SHBA-ve.

Pata mundësi gjithashtu të theksoj se vëmëndja amerikane ndaj Shqipërisë dhe rajonit tonë është një faktor paqeje dhe stabiliteti.

Po ndaj dhe disa foto që shprehin larminë e kësaj darke, ku mori pjesë dhe zv.presidenti Pence, një numër anëtarësh të Kabinetit dhe rreth 40 ambasadorë” shkruan në Facebook ambasadorja Floreta Faber. (TemA)

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje