Home / Lajme / Eurodeputetët austriakë në selinë blu: Mbështesim çeljen e negociatave. Basha: Drejtësia është kapur nga krimi dhe qeveria

Eurodeputetët austriakë në selinë blu: Mbështesim çeljen e negociatave. Basha: Drejtësia është kapur nga krimi dhe qeveria

Eurodeputetët austriakë kanë deklaruar se mbështesin hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Delegacioni i Partisë Popullore Austriake zhvilloi këtë mesditë një takim me kreun e PD, Lulzim Basha, ku theksi është vënë te integrimi i vendit tonë.

“E kemi mbështetur gjithmonë Shqipërinë në rrugën drejt BE. jemi pro hapjes së negociatave në fund të muajit qershor.

Të gjithë ne së bashku e mbështesim këtë qëndrim.

Sot shkëmbyem bisedime me të dyja palët politike dhe mbështesim negociatat.” – tha Reinhold Lopatka, kryetari i Komisionit të Çështjeve Europiane dhe Nënkryetar i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin austriak.

Ndërkohë Basha theksoi se opozita diskutoi me dy përfaqësuesit e huaj mbi rrugën e Shqipërisë në BE, ndërsa shtoi se kishin folur mbi qëndrimin e PD për hapjen e negociatave.

“Kam kënaqësinë të pres sot dy miq të Shqipërisë, dy deputetët austriakë. Ata kanë ndërmarrë një sërë takimesh.

Gjatë takimit kemi diskutuar për prioritetin më madhor kombëtar, negociatat me BE.

Në emër të PD kam përsëritur qëndrimin tonë të qartë duke u kërkuar miqve tanë që të bëjnë gjithçka që negociatat të hapen.

Shqetësimet për gjendjen politike në vend ngelen, sa i takon kapjes së drejtësisë nga krimi dhe qeverisë po ashtu.

Për këto arsye, duke mos e fshehur të vërtetën, ne jemi të angazhuar për mbështetje. Ndaj kërkojmë hapjen e negociatave. Dua të falënderoj me këtë rast dy deputetët”.

Falenderoj Sebastian Krutz për mbështetjen e jashtëzakonshme me qëllimin e qartë pro hapjes së negociatave. Negociatat të shërbejnë si kontroll ndaj qeverisë”,tha Basha. (TemA)

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje