Home / Lajme / Ermal Meta: Jam krenar që jam shqiptar, ju tregoj jetën time nga puna si kamarier, tek familja dhe muzika

Ermal Meta: Jam krenar që jam shqiptar, ju tregoj jetën time nga puna si kamarier, tek familja dhe muzika

Ermal Meta ka bërë krenar çdo shqiptar.

Fillimisht ai rrëmbeu çmimin e parë në Sanremo dhe më pas u paraqit në mënyrë dinjitoze në Eurovizion.

Meta ka bërë një rrëfim ekskluziv për publikun shqiptar teksa tregon jetën e tij.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu por edhe shumë i emocionuar. Ndonjëherë do të flas shqip, ndonjëherë italisht.Kam mësuar të kontrolloj emocionet më mirë italisht. Unë ika para 24 vitesh nga Shqipëria.

E kam kaluar detin Jon jo mbi traget por mbi nota, e kisha gjithmonë brenda muzikën dhe nuk mendoja gjë tjetër. Edhe pse studioja dhe bëja shumë gjëra të tjera.

Kisha vetëm një dëshirë. Kam mësuar se është më mirë të bësh një gjë në mënyrën më të mirë sesa të bësh shumë gjëra por shkel dhe shko si thotë nëna ime.

Fillova muzikën para shumë vitesh, e ndjeja në mënyrë shumë të fortë. Po flisnim dje me Kryetarin (Erion Veliaj) se sa punë kemi bërë kur ishim të rinj, (t’ja bëjmë çikë qejfin vetes).

Nuk lind njeri i famshëm, vetëm Jezusi ka lindur i famshëm, asnjë tjetër.

Unë si gjithë shqiptarët në Itali mundohesha të mbijetoja në të gjithë mënyrat që më jepeshin, në moshën 14 vjeç shisja gazeta tek semaforët por gazetat nuk shtypeshin dhe aq mirë se kushtonin pak.

Nuk e kisha kuptuar dhe kur prekja fytyrën bëhesha sterr i zi.Mamaja ime kur kthehesha në shtëpi më pyeste: Ku ke qenë? I thoja, në punë.

Nuk është e vërtetë, thoshte, je sterr i zi.Shes gazeta. Si është e mundur, të janë bërë dhe duart sterrë, thoshte.Pastaj filloi të më besonte pak nga pak. Kam bërë shumë punë, kamarier, barist, kam ngritur shumë pjata, kam bërë shumë stërvitje.

Por duart ishin atje se mendja ishte gjithmonë në vend tjetër.Çfarëdo eksperience unë e derdhja në muzikë. Çdo njeri që takoja për mua ishte një histori. Çdo njeri ka historinë e vet, e ka brenda, mund t’ia lexosh pak në sy por nuk arrin ta kuptosh.

Dhe unë kur nuk e kuptoja, e shpikja dhe pastaj e shkruaja. Kështu fillova të shkruaj këngë. E ndjeja atë urgjencën e kreativitetit. Në fillim luaja në piano, kitarën nuk e llogarisja fare.

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje