Lajme

Edicioni 2018-2019, UEFA rrit shpërblimet, ja sa fitojnë ekipet shqiptare

550 milionë euro shpërblime për të gjitha skuadrat pjesëmarrëse në edicionin 2018-2019 në Europa League.

Ky është buxheti i UEFA-s për kompeticionin e dytë më të rëndësishëm për klube në Europë, një shumë ndjeshëm më e lartë se ato të akorduara në ediconet e kaluara. Çdo skuadër pjesëmarrëse në fazën e grupeve do të shpërblehet me 2.92 milionë euro.

Fituesit e çdo grupi do të marrin një bunus prej 1 milion eurosh, ndërsa të kualifikuarat si të dytat e çdo grupi 500 mijë euro secila. Çdo fitore në fazën e grupeve vlen 570 mijë euro, ndërsa barazimi 190 mijë euro.

Risia e këtij edicioni lidhet me shumën prej 84 milionë eurosh në total që do t’u shpërndahet skuadrave të mëdha me probleme financiare, në bazë të paraqitjeve në 10 vitet e fundit. Vlera 1 e koeficientit është 71 430 euro, pra skuadra më e dobët më ranglistë do të marrë këtë shumë.

Kjo do të thotë se skuadra me koeficientin më të lartë, e para nga 48 skuadrat pjesëmarrëse në fazën e grupeve, do të përfitojë 3.42 milionë eu..

Loading...

550 milionë euro shpërblime për të gjitha skuadrat pjesëmarrëse në edicionin 2018-2019 në Europa League.

Ky është buxheti i UEFA-s për kompeticionin e dytë më të rëndësishëm për klube në Europë, një shumë ndjeshëm më e lartë se ato të akorduara në ediconet e kaluara. Çdo skuadër pjesëmarrëse në fazën e grupeve do të shpërblehet me 2.92 milionë euro.

Fituesit e çdo grupi do të marrin një bunus prej 1 milion eurosh, ndërsa të kualifikuarat si të dytat e çdo grupi 500 mijë euro secila. Çdo fitore në fazën e grupeve vlen 570 mijë euro, ndërsa barazimi 190 mijë euro.

Risia e këtij edicioni lidhet me shumën prej 84 milionë eurosh në total që do t’u shpërndahet skuadrave të mëdha me probleme financiare, në bazë të paraqitjeve në 10 vitet e fundit. Vlera 1 e koeficientit është 71 430 euro, pra skuadra më e dobët më ranglistë do të marrë këtë shumë.

Kjo do të thotë se skuadra me koeficientin më të lartë, e para nga 48 skuadrat pjesëmarrëse në fazën e grupeve, do të përfitojë 3.42 milionë euro.

Por sa do të përfitojnë ekipet shqiptare? Prishtina e Vala Superligës, që e nis nga turi paraeliminator, vetëm nga pjesëmarrja përfiton 220 mijë euro dhe nëse bën mrekullinë dhe kualifikohet deri në fazën play off, do të përfitonte në total 1.3 milionë euro.

Klubet shqiptare, që e nisin në turin e parë kualifikues, deri në play off do të arketonin 1 milion e 80 mijë euro. Prishtina, nëse bën të paimagjinueshmen dhe kalon në fazën e grupeve, do të përfitonte në total 3.92 milionë euro (pa marrë në konsideratë shpërblimet për rezultatet pozitive të mundshme në fazën e grupeve). Ndërsa për ekipet e superiores kualifikimi në fazën e grupeve do të vlente 3.7 milionë euro.

Për të kuptuar ndryshimin mund të shërbejë kualifikimi i Skënderbeut në fazën e grupeve të Europa League në vitin 2017, i dyti në histori për klubin jug-lindor.

Vitin e kaluar korçarët përfituan rreth 650 mijë euro nga kalimi i tureve kualifikues, shifër që në edicionin e ri do të rritej në vlerën 780 mijë euro. Ndërsa për pjesëmarrjen në fazën e grupeve, gjatë edicionit që lamë pas Skënderbeu përfitoi 2,6 milionë euro, shifër që tashmë do të rritet në vlerën e 2 milionë e 920 mijë euro.

Turet kualifikuese

Turi paraeliminator 220.000 euro

Turi i parë kualifikues 240.000 euro

Turi i dytë kualifikues 260.000 euro

Turi i tretë kualifikues 280.000 euro

Faza play-off 300.000 euro

(Skuadrat që e kalojnë edhe fazën play off nuk e përfitojnë shumën 300 000 euro, pasi marrin shpërblim për pjesëmarrjen në fazën e grupeve, 2.92 milionë euro)

Faza e grupeve deri në finale

Pjesëmarrja në grupe 2.92 milionë euro

Kualifikimi në fazën e 1/32 1 milion e para dhe 500.000 euro e dyta e grupit

Kualifikimi në fazën e 1/16 1.1 milionë euro

Kualifikimi në çerekfinale 1.5 milionë euro

Kualifikimi në gjysmëfinale 2.4 milionë euro

Kualifikimi në finale 4.5 milionë euro

Fituesi i Europa League 4 milionë euro

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Edicioni 2018-2019, UEFA rrit shpërblimet, ja sa fitojnë ekipet shqiptare Edicioni 2018-2019, UEFA rrit shpërblimet, ja sa fitojnë ekipet shqiptareRating: 5.0
To Top