Lajme

Dy vjet pa Komandant Shqiponjën, bashkëluftëtarët e cilësojnë vrasjen atentat politik

Loading...

Sot u mbushën dy vjet nga vrasja e Xhemail Rexhepit – Komandant Shqiponjës. Vrasja e tij erdhi si rezultat i përplasjeve brenda partiake në degën e BDI-së në Kumanovë. Përvjetorin e ndarjes nga jeta të Komandant Shqiponjës, sot e kujtuan familjarët dhe bashkëluftëtarët e tyre, në një akademi përkujtimore në qytetin e lindjes.

ENVER HALIMI, BASHKËLUFËTAR
“Prehu në paqe komandant. Lavdi kutjimit, emrit dhe veprës së Xhemail Rexhepit, ‘Komandant Shqiponjës’. I lehtë qoftë dheu i vendlinjdes, që aq shumë e deshe. Lavdi dëshmorëve të lirisë”.

QAIL REXHEPI, VËLLAI I “KOMANDANT SHQIPONJËS”
“Ne familja do të jemi gjithmonë krenar. Do të mundohemi ta ruajmë heroizmin, trimërinë e ‘Shqiponjës’ dhe ta mbartin tek gjeneratat e ardhshme. Kështu duke nderuar dhe përkujtuar heronj, ne kemi nderuar veten, familjet tona. Jemi nderuar në të kaluarën, të sotmen dhe të ardhmen. Në emrin tim personal dhe në emrin e familjes, ju falenderoj pa masë…Lavdi ‘Komandant Shqiponjës’, lavdi dëshmorëve të kombit”.

Në fjalimin e mbajtur nga bashkëluftëtarët e tij, u jepej kurajo dhe ngushëllime familjarëve, duke u thënë se sot ishin aty për t’u bërë me dije se e ndajnë dhimbjen e njejtë me ta. Ish luftëtari i UÇK-së Hazbi Nuredini, vdekjen e  Shqiponjës e cilëson si atentat politik, nga i cili pësoi humbje jo vetëm familja e tij, por i gjithë populli shqiptar.

HAZBI NUREDINI, ISH LUFTËTAR I UÇK-SË
“Sot dy vjet pa ‘Komandant Shqiponjën’ sa dy shekuj. ‘Komandant Shqiponja’ nuk kishte një betej personale, ai kishte një vetëm një betej, beteja për çështjen kombëtare. Askush nuk ka dilemë, se rënia e ‘Shqiponjës’, nuk ishte e rastësishme. Ai ishte atentat politik, jo vetëm ndaj ‘Shqiponjës’, por ndaj gjithë shqiptarëve të Maqedonisë”.

Xhemail Rexhepi u nda nga jeta më 23 korrik të 2015-tës, nga një përleshje verbale e cila pastaj kaloi në përleshje fizike dhe që la atë të vrarë dhe disa përkrahës të tij të plagosur.

Emine Ismaili /SHENJA/


2 vjet Komandant Shqiponja by tvshenjaofficial

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Dy vjet pa Komandant Shqiponjën, bashkëluftëtarët e cilësojnë vrasjen atentat politik Dy vjet pa Komandant Shqiponjën, bashkëluftëtarët e cilësojnë vrasjen atentat politikRating: 5.0
To Top