Lajme

Dy “kampionate”, ja për çfarë luhet në dy javët e mbetura

Kategoria Superiore ka hyrë në një fazë shumë të nxehtë, ku vetëm Skënderbeu, Kukësi dhe Lushnja nuk kanë më objektiva, ndërkohë që skuadrat tjera janë ndarë në dy fronte, me Flamurtarin që duket sikur ka siguruar “mesin e artë”. Skënderbeu është shpallurr kampion, ndërkohë që Kukësi ka siguruar matematikisht vendin e dytë për herë të katërt në histori.

Për vendin e tretë, bëhet një luftë e ashpër mes Luftëtarit që e mban atë pozicion aktualisht dhe Partizanit e Laçit të cilat kanë nga 50 pikë.

Në javën e ardhshme, Luftëtari do të presë në shtëpi Skënderbeun dhe javën e fundit udhëton drejt Lushnjes. Laçi ka ndeshjen e ardhshme ndaj Kamzës në transfertë dhe pret Teutën, ndërkohë që Partizani luan në transfertë ndaj Flamurtarit dhe pret në fund Kamzën.

Sa i përket mbijetesës, janë 3 skuadra të cilat do të luftojnë deri në fund, me Vllazninë që e ka hedhur një hap tashmë drejt Kategorisë së Parë dhe Teutën e Kamzën që e shohin veten 5 pikë para shkodranëve.

Teutës dhe Laçit, do t’i m..

Loading...

Teutës dhe Laçit, do t’i mjaftonin nga 2 pikë për të siguruar matematikisht qëndrimin në Kategorinë Superiore, ndërsa shkodranët duhet t’i fitojnë të dyja ndeshjet, duke u lutur që të humbasë Teuta ose Kamza.

Në javët e mbetura, Vllaznia pret Kukësin dhe udhëton në Korçë për të luajtur ndaj Skënderbeut, ndërkohë që Teuta pret Lushnjen dhe udhëton në Laç.

Nga ana tjetër, Kamza do të presë Laçin në shtëpi dhe do të udhëtojë në transfertë ndaj Partizanit.

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Dy “kampionate”, ja për çfarë luhet në dy javët e mbetura Dy “kampionate”, ja për çfarë luhet në dy javët e mbeturaRating: 5.0
To Top