Home / Lajme / Drejt “Rusi 2018”: Botërori i vitit 1934, fitojnë italianët nën diktatin fashist

Drejt “Rusi 2018”: Botërori i vitit 1934, fitojnë italianët nën diktatin fashist

Nga Skifter Këlliçi

Në pjesën e parë të këtij cikli, nëpërmjet kujtimeve të kolegut tim italian, komentatorit të madh sportiv, Nando Martelini, dhe shënimeve të mia, u rrëfeva lexuesve disa nga peripetitë që shoqëruan botërorin e parë të futbollit në Uruguai, më 1930.

Katër vjet më pas, më 1934 e kishte radhën Evropa dhe pikërisht Italia që të organizonte botërorin e dytë të fubollit. Arena të ndeshjeve të këtoj botërori u bënë stadiumet e Napolit, Gjenovës, Torinos, Milanos, Triestes, Bolonjes, Firences dhe Romës.

“Ky botëror,-zuri të më rrëfente Martelini tek vazhdonim më hurbnim verën “Kallmet” në një nga studiot e Radio “Domensione Suonos” në Romë,- u zhvillua tërësisht nën diktatin fashist. Madje tutor i tij ishte vetë Musolini.

Në ngadhënjimin e skuadrës italiane, ose skuadrës “axurra”, ( e kaltërt), siç kishte filluar të quhej, për shkak të ngjyrës së kaltërt të fanellave, ai shihte të paraprirë ëndrrën për përëtëritjen e perandorisë romake, që po sendërtohej edhe në trurin e paranojakut Hitlerit , i cili kishte ardhur në fuqi një vit më parë dhe që do të kishte si lajtmotiv shprehjen “Dojcland yber ales”, (Gjermania mbi të gjitha”).

Ky botëror shënoi gjithashtu një ngjarje të madhe në jetën e përditshme të italianëve- transmetimin për herë të parë të ndeshjeve të këtij botërori me radio. Idhull i italianëve u bë Nikolo Karozio, (1910-1984),me të cilin vite më pas do të behesha koleg në mikrofon dhe pastaj në kameran televizive.

Ai e kishte nisur karrierën e tij në mikrofon duke komentuar të parën ndeshje në historinë ERIAR-it,(kështu quhej RAI atëherë), më 1 janar të viti 1933, në ndeshjen miqësore Itali-Gjermani 3-1,t ë zhvilluar në Bolonjë. Me zërin e tij të tingullt dhe frazeologjinë e pasur, dhe terminologjjinë, krejt italiane, një pjesë të krijuar edhe prej tij,ai do të tërhiqte pranë radiove miliona italianë, midis të cilëve edhe mua, djalosh 13 vjecar, që fillova të ëndërroja që edhe unë një ditë të bëhesha si ai.

Kjo terminologji u imponua në të gjitha sferat e jetës italiane shtypit dhe nga vendimi vetjak i Musolinit dhe qeverisë fashiste. Arsyeja : Amerika dhe Anglia ishin armike e Gjermanisë, pra edhe të Italisë, që u bë aleatja e saj gjatë Luftës së Dytë Botërore. Po përmend disa terma: football-calcio, ( shqelm), penalty-rigore, (rreptësi), basketball-palacanestro, volleyball, (palla a volo), (top në ajër) e kështu me radhë…”

(Me këtë rast, dua të vë në dukje se edhe Anton Mazreku krijoi terma të rinj në lojën e futbollit, si ndeshje, zonë rrepëtësie, goditje dënimi, vijërojtës, mbrojtës, qendërmbrojtës, gjysmëmbrojtës, qendërsulmues etj..).

Ndërsa Martelini vazhdonte rrëfimin e tij, unë ndërmendja bisedat që kisha bërë me Anton Mazrekun, i cili,katër vjet më pas, si Karozio,saktësisht më 1 shtator 1938, do të komentonte në Radio Tirana ndeshjen e parë të futbollit në Shqipëri,Tirana-Kavalla, ( Greqi), në fushën e Shallvares, në Tiranë. (Por për kujtimet e Mazrekut për botërorët e futbollit do të flas në pjesën e trëtë të këtij cikli).

Në bisedë e sipër, ndërmendëm incidentin që ndodhi me uruguajënët, dy herë kampionë olimpikë dhe kampionët e botës në fuqi:Ata nuk denjuan të shkonin në Itali. Siç duket, të fyer ngaqë edhe italianët nuk ua kishin parë derën në Montevideo.

Pra, ky botëror u zhvillua… pa kampionët e parë të botës!..Por kjo nuk u prishi shumë punë të zotëve të shtëpisë, sespe në portën e tyre trokitën plot 33 skuadra, pra 20 më shumë se në botërorin uruguajan. Për herë të parë, që të përcaktoheshin 16 skuadrat finaliste, u zhvilluan ndeshje kualifikuese.

Po Anglia?…

Martelini buzëqeshi pas kësaj pyetjeje që i bëri vetes dhe mua dhe vazhdoi:

– Siç kishte ndodhur në botërorin e parë, edhe ata e panë të udhës që të mos ndiznin motorët për të udhëtuar në Itali. Arsyetimet qenë pak të çuditshme: muaji maj,koha pra kur zhvillohej botërori, nuk ishte e favorshëm, sepse atëherë përfundonte kampionati anglez dhe futbollistët do të ishin … të sfilitur. Sidoqoftë, një kundërshtar i fortë më pak, mendonte ndoshta Vitorio Poco, trajneri i axurrëve. Dhe kështu ishte.

Ndërsa Martelini fliste, duke shfletuar revistën, ku shkurtimisht përshkruheshin tërë botërorët e futbollit deri më 1990, unë sillja ndërmend sa e sa episode kurreshtare nga ky botëror: Axurrët pas një galopimi të këndshëm kundër diletantëve të SHBA-së ,që u shoqërua më trokëllimëne 7 golave, pa pësuar asnjë, zbritën në fushë plot frymëzim në takimin e zhvilluar kundër Spanjës.

Portën e e “stuhive të kuqe”, siç mbiquheshin spanjolët, e mbronte magjistari Zamora, edhe sot ndër portierët më me me nam në botë , para të cilit u hipnotizua edhe Meaca i famshëm. Por jo vetëm ai. Kështu axurrëve u hasi sharra në gozhdë e mezi e mbyllën takimin në barazim, me gjithë shtesën e lojës. Madje u desh të barazonin me anë të Ferrarit, pas golit të parë të spanjollëve, të shënuar nga Reguero.

Takimi i dytë u zhvillua të nesërmen. Të dy skuadrat ishin më zgrip të nokautit, por italianët i shpëtoi Maca që “iu spërdrodh” Zamorës dhe shënoi një gol të varfër, por që e shpuri Italinë në gjysmëfinale. Gjatë ndeshjes ndërhyrjet për zotërimin e topit u bënë të rënda, pati edhe kacagjelosje, veçanërisht nga të zotët e shtëpisë, sidomos të italianit, Picioli ndaj Zamorës.

Por edhe me Austrinë axurrët e patën pisk. Pasardhësit e Shtrausit, që me vundertimin e tyre, (skuadra çudi),s ë bashku me Hungarinë përfaqësonin shkollën danubiame të futbollit, fillimthi i shashtisën axurrët,,mësymjet e të cilëve drejt portës kundërshtare, veniteshin si vesa e mëngjesit.

Por me kalimin e minutave axurrët u orvatën t’i jepnin kundërshtarit goditje asgjësuese. Krerët fashistë kërkonin fitore “a tutti i costi”, (fitore me cdo kusht)…

Vetëm fantazia e Guaitës u dha më së fundi mundësi axurrëve të fitonin me një gol të “vockël”, por që solli një fitore të madhe.

“I mituri mban mend shumë,- vazhdoi Martelini.- Ndonëse i kisha kapërcyer 13 vjetët…Erdhi kështu dita e finales, 27 maj 1934. Italia do të ndeshej më Çekosllvakinë, që në gjysmëfinalen tjetër kishte gjunjëzuar Gjermaminë 2-1. Duhet thënë se jo çdo familje kishte radio. Kështu fqinjët shkonin te fqinjët që kishin këtë mjet magjik, ose mbushnin kafenetë, restorantet si dhe sheshet ku kishte fortafolës, nga ku do të dëgjonin zërin e Karozios, i cili do të sillte nga stadiumi jehonën e kësaj finaleje. Ndër ta edhe unë. Dhe nëpërmjet zërit të Karozios përpiqesha të përfytyroja zhvillimin e ndeshjes.

Duhet të them se shkallët e stadiumit nuk mbushën tërësisht nga shikuesit.Dhe kjo sepse futbolli nuk ishte bërë kaq popullor në Itali ende një vend, ku pjesa dërmuese e popullsisë ishte ende fshatare, sidomos në Italinë e Jugut”.

Këtë ndeshje e ndoqi në Stadiumin Kombëtar të Romës edhe vetë Musolini. Ky stadium, i ndërtuar që më 1911, u pagëzua gjatë sundimit të tij me emrin Stadiumi Kombëtar… i Partisë Nacional Fashiste dhe kishte një nxënësi prej 45 mijë shikuesish.

Siç dëshmonte më pas Zhyl Rimeja, presidenti i FIFA-s, që ndodhej në tribunë, pranë Duces, ai nuk kishte fare haber nga futbolli dhe mbeti i ngrirë gjatë takimit. Por, kur Skiavio shënoi golin e fitores, fytyra e tij u përndrit dhe ai sikur u çlirua nga një barrë e rëndë.”

…Italianët kanë epërsi, por golin e parë e shënojnë çekët me anë të Pucit. Mbeten vetëm 21 minuta lojë. Pasi kalon disa çaste nervozizmi, skauadra axurra “galvanizohet” dhe Monti, që katër vjet më parë ka luajtur në Uruguai me fanellën e Argjentinës, pra është italian i natyralizuar, (ashtu si Orsi dhe Guita), ”merret vesh”me Ferrarin dhe “vendimin” që marrin, e vë në jetë Orsi më një goditje të pamëshirshme. Përsëri shtesë loje, si me spanjollët. Dhe pastaj goli historik i Skiavios që bie i alivanosur për tokë, i mbuluar nga puthjet dhe përqafimet e shokëve.

Italianët janë kampionë të botës.

Finalja Itali- Çekosllovaki 2-1, pas 120 minutash loje.

Italia- Konti, Manxelio, Alemandi, Ferrari I,Monti, Bertolini, Guaita,Meaca, Skiavio, Ferrari, Ors.

Çekosllovakia- Planicka ,Zenicek, Ctiroku, Kostalek, Kambal, Junek, Svoboda, Sobotka, Nejedli, Puc.

Gjyqtar-Eklind, (Suedi)

“Sidoqoftë,-kujtonte Martelini,- Çekosllovakia dëshmoi se nga niveli teknik ishte skuadër më e mirë se Italia. Por në fitoren e axurrëve ndikoi edhe fakti se botërori zhvillohej në shtëpinë e tyre. Ky botëror ndikoi madje që futbolli të popullarizohej dhe më shumë në tërë Italinë ende rurale, sidimos Italia e Jugut.”

Para takimit Itali-Austri trajneri austriak, Ugo Meisl deklaronte: ”I kam frikë italianët, por jo më shumë se gjyqtarin”. Në fakt shtypi botëror dhe madje italian vinin në dukje se axurrët u favorizuan gjatë këtij botërori edhe nga gjyqtarët në takimin Itali -Spanjë dhe Itali -Austri. Sidomos në takimin e parë me spanjollët, kur Zamora pas ndërhyrjes drejt topit, u rrëzua nga një sulmues italalian dhe, si rrjedhim, pësoi gol, që duhej të ishte anuluar.

Golëshënuesi më i mirë:

Nejedli,(Cekosllovaki) 5 gola.

Nga galeria e yjeve:

Meaca,(Itali),Planiçka,(Çekosllovaki), Sindelar,,(Austri), Zamora,(Spanjë),Orsi,(Itali), Kombi,(Itali).

Tabela e rezultateve

Faza finale:

Gjermani-Suedi 2-1

Cekosllovaki -Zvicër 3-2

Austri -Hungari-2-1

Itali-Spanjë 1-0, (ndeshje suplementare)

½ e finaleve

Cekosllovaki-Gjermani 3-1

Itali-Austri 1-0

Për vendin e tretë

Gjermani-Austri 3-2

Finale

Itali-Cekosllovaki 2-1

Ndeshje -17

Gola- 70,(4.2 per ndeshje)

Shikues-358.000,(21 mijë për ndeshje)

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje