Home / Lajme / Dorëheqja, Xhafaj: Rama s’ma kërkoi, nuk e kam çuar ndërmend!

Dorëheqja, Xhafaj: Rama s’ma kërkoi, nuk e kam çuar ndërmend!

Në deklaratën për mediat, ku sqaroi pozicionin e tij në lidhje më çështjen e të vëllait, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj tha se kryeministri Edi Rama nuk i ka kërkuar në asnjë moment dorëheqjen.

“Kryeministri nuk më ka kërkuar asnjëherë dorëheqjen. Nuk shoh asnjë shkak për dorëheqjen. Në asnjë rast nuk kam menduar të jap dorëheqjen për këtë shkak”, u shpreh Xhafaj.

Ministri i Brendshëm bëri sërish rezymenë e historisë së vëllait të tij, Agron Xhafaj dhe kujtoi se në 2002, në kohën kur qeveria drejtohej nga Kryeministri Pandeli Majko i kishte dorëzuar dorëheqjen nga posti i ministrit të Turizmit që mbante.

“Ngjarja ka ndodhur në vitin 2002. Vëllai im ka qenë rreth 25 vjeç në atë kohë. E kanë ndaluar për 1 muaj dhe e kanë liruar duke urdhëruar largimin nga Italia. Kam qenë ministër i Turizmit në qeverinë Majko. Kam kërkuar dorëheqjen për këtë ngjarje, por pasi u panë rrethanat dhe përfshirja ime, kryeministri nuk e pranoi dorëheqjen time”, tha ai.

“Agroni për asnjë çast nuk iu fsheh hetimit, por ka kërkuar që të marrë pjesë në këtë çështje. Vendimi përfundimtar ka vite që është në fuqi, asnjë veprim i imi nuk ka krijuar imunitet, apo favor kundrejt ekzekutimit të vendimit penal ndaj tij. Asnjëherë si funksionar publik dhe si ministër nuk kam bërë kompromis me faktin që vëllai im nuk duhet të vuante dënimin e dhënë, edhe pse ajo cka ai ka bërë është e shpërpjestuar me dënimin e madh”, shtoi ministri Xhafaj.

Me vendimin për t’iu dorëzuar autoriteteve italiane, thotë se Agroni nuk i dha mundësinë që ta testonte si ministër të Brendshëm.

“Unë nuk e nxita që ta kryente këtë akt, por ai nuk ma dha mundësinë që të provonte Fatmir Xhafajn si ministër të Brendshëm nëse do të kërkohej ndonjëherë ekstradimi i tij”, thotë ministri Xhafaj.

Përgjigje pati edhe për akuzat se ka falsifikuar Kodin e Procedurës Penale.

“Është akuza më qesharake dhe nuk u besoj veshëve kur e dëgjoj. Nuk ka asnjë kontribut timin teknik në këtë nen, por e mbroj si një nen që është në përputhje me Konventën, Kushtetutën dhe të dobishëm për qytetarët shqiptarë. Është standard ndërkombëtar! Nuk e kemi shpikur dhe as jemi ne të vetmit”, thotë ai.

Duke iu referuar opozitës, ai deklaroi se ata që deri më sot kanë folur në emër të ligjit dhe moralit, janë sharlatanë, shantazhues dhe intrigantë politikë, të cilët nuk meritojnë t’u respektosh kërkesën për shpjegime. Sipas tij “kasta e politikës së baltës s’di të bëjë gjë tjetër veçse të merret me çfarë bën familja”.

“Mos prisni të merrem me bashkëshortet, motrat, vëllezërit, baxhanakun dhe kunatin e këtyre të pacipëve. Do ju zhgënjej për këtë gjë. Nuk do ta bëj. S’e kam bërë në asnjë ditë në politikë”, nënvizoi Xhafaj.

16 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje