Lajme

Deputeti i PS akuza Bashës: Këtë fillim jave loboi në Bundestag kundër hapjes së negociatave

Para pak minutash drejtuesi i një instutucioni të pavarur u sulmua në mënyrë të pandershme nga një deputet, i cili me pa të drejtë lëshon akuza ndaj një institucioni të pavarur, tek i cili është ndjekur parimi i balancimit të përfaqësimit politik po të kemi parasysh që institucioni që referon sot punën 1 vjeçare në Kuvendin e Shqipërisë ka dhe përfaqësues të propozuar nga Grupi Parlamentar i PD-së.

Është e pandershme që një deputet të përdori karrigen e deputetit dhe pozicionin e tij për të sulmuar një institucion të pavarur, ndërkohë që janë të gjitha modalitetet, që secili prej deputetëve në rezolutën që bashkëshoqëron vlersimin e punës 1 vjeçare mund të kishte paraqitur vlersimi.

Duhet të kemi parasysh se vlersimi është për institucionin dhe jo për personin dhe nuk mund të intimidohet asnjë përfaqësues i organeve të pavarura nga çdo deputet, që kur vjen puna për respektimin e parimeve të transmetimit audiovizual është thyersi numër 1 i rregullave dhe funksionimit të transmetimit n..

Loading...

Para pak minutash drejtuesi i një instutucioni të pavarur u sulmua në mënyrë të pandershme nga një deputet, i cili me pa të drejtë lëshon akuza ndaj një institucioni të pavarur, tek i cili është ndjekur parimi i balancimit të përfaqësimit politik po të kemi parasysh që institucioni që referon sot punën 1 vjeçare në Kuvendin e Shqipërisë ka dhe përfaqësues të propozuar nga Grupi Parlamentar i PD-së.

Është e pandershme që një deputet të përdori karrigen e deputetit dhe pozicionin e tij për të sulmuar një institucion të pavarur, ndërkohë që janë të gjitha modalitetet, që secili prej deputetëve në rezolutën që bashkëshoqëron vlersimin e punës 1 vjeçare mund të kishte paraqitur vlersimi.

Duhet të kemi parasysh se vlersimi është për institucionin dhe jo për personin dhe nuk mund të intimidohet asnjë përfaqësues i organeve të pavarura nga çdo deputet, që kur vjen puna për respektimin e parimeve të transmetimit audiovizual është thyersi numër 1 i rregullave dhe funksionimit të transmetimit në këtë sallë kur eskluziviteti i transmetimit rregullohet sipas procrdurave ligjore.

Lidhur me kërkesën e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Spaho: Duhet të jeni korrektë kur citoni përfaqësues të nderuar të institucioneve dhe këtu flas për Kryetarin e Parlamentit Europian, Antonio Tajani, i cili nuk e ka thënë kurrë një gjë të tillë që ju e citoni.

Tajani ëhtë një ndër mbështetësit kryesor të hapjes pa asnjë kusht dhe të menjëhershme të negociatave me Shqipërimë.

Si Kryetar i Grupit Parlamentar të mazhorancës dua ti ripërsëris Grupit Parlame tar të PD dhe LSI që betejën e përbashkët në interes të Shqipërisë për të lobuar së bashku në interes të hapjes së negociatave mund ta zhvillojmë së bashku, pavarsisht se jeni shumë vonë edhe pavarsisht pëpjekjeve të kësaj fillim jave të kryetarit të opozitës për të qenë fshehurazi në koridoret e Bundestagut gjerman.

Jam shumë i sigurtë që brenda Bundestagut gjerman kemi mbështetjen e nevojshme për të vijuar këtë proces në funksion të 28 qershorit, por dhe pas 28 qershorit.

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Deputeti i PS akuza Bashës: Këtë fillim jave loboi në Bundestag kundër hapjes së negociatave Deputeti i PS akuza Bashës: Këtë fillim jave loboi në Bundestag kundër hapjes së negociataveRating: 5.0
To Top