Home / Lajme / Del në ankand perla më e madhe natyrale e Katerinës II, ja shifra marramendëse që do shitet

Del në ankand perla më e madhe natyrale e Katerinës II, ja shifra marramendëse që do shitet

Perla më e madhe natyrale e ujërave të ëmbla, e cila për një periudhë kohe i përkiste mbretëreshës Katerina II e Rusisë, pritet të dalë në ankand në Holandë në fund të muajit, njoftoi sot kompania e ankandeve ”Venduehuis”, rapoton ata.

E njohur nën emrin “Sleeping Lion pearl” (Margaritari i luanit të përgjumur) për shkak të formës, ky grupim perlash me një gjatësi rreth shtatë centimetrash dhe me një peshë rreth 120 gramë, me shumë gjasa është formuar në gjysmën e pare të shekullit XVIII në ujërat kineze, ndoshta edhe në Rivierën e Perlave, ku grykderdhja ndodhet në Detin e Kinës Jugore.

Sipas kompanisë së ankandeve ”Venduehuis”, kjo është një nga tre perlat më të mëdha natyrale të ujërave të ëmbla apo të molusqeve të njohura në mbarë botën.

Çmimi i saj vlerësohet mes 340 000 dhe 540 000 euro (mes 400 000 dhe 637 000 dollarë).

Në vitet 1765, perla u transportua deri në Batavia (sot Xhakarta, kryeqyteti I Indonezisë) nga një tregtar holandez.

”Trembëdhjetë vite më vonë perla doli për shitje në ankand në Amsterdam dhe u ble nga Katerina e Madhe e Rusisë”, bëri të ditur ”Venduehuis” në një deklaratë.

Mbretëresha e ruajti këtë margaritar në pallatin ”Hermitage” në Shën Petërburg deri në vitin 1796. Në periudhën e trazuar që u pasua me vdekjen e Katerinës II, ajo u zhduk dhe gjurmët e së cilës u gjendën më pas në Poloni.

Perla u ble në vitin 1865 nga një argjendar holandez dhe qëndroi në familjen e tij për breza me radhë.

Ajo u ble në 1979 nga ‘’Shoqëria e Perlave të Amsterdamit’’ për qëllime kërkimore dhe historike.

Është pikërisht kjo kompani që e nxjerr në ankand më 31 maj në Hagë. (TemA)

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje