Home / Lajme / DEBATI/ Biznesmeni i ankohet për ish-drejtorin e policisë, Rama i lë numrin e telefonit: Më shkruaj këtu…

DEBATI/ Biznesmeni i ankohet për ish-drejtorin e policisë, Rama i lë numrin e telefonit: Më shkruaj këtu…

Pronari i një guroreje ka denoncuar tek kryeministri Edi Rama ish-drejtorin e policisë në Selenicë, Bernard Çaushin për ushtrim dhune.

Në Panarin e Punës në Elbasan, pronari i gurores tha se ish-drejtori i policisë nuk e lejon që të ushtrojë aktivitetin e tij prej 2 vitesh duke i bllokuar rrugët dhe shkatërruar mjete. Rruga është e bashkisë, por sipas tij Çaushi nuk e lejon të punojë sepse ka guroren e vet ngjitur me të.

Ai shprehet se zotëron lejen nga bashkia dhe se ka kërkuar disa herë ndihmë, por nuk ka gjetur zgjidhje. Kryeministri Rama i la numrin e kontaktit dhe i kërkoi që me mesazh t’i tregonte të gjitha detajet e ngjarjes në mënyrë që ti zgjidhte problemin.

Pronari i gurores: Kemi pengesat tona, por e përgjithshmja ecën mirë. Ne kemi nevojë për 10 punonjës. Por kemi pasur probleme në punë. Meqë erdhët, do t’ju tregoj edhe disa fotografi që i shërbejnë punës. Kemi një gurore me ekskavatorët më të mirë. Ne kemi guroren tonë në Selenicë në Vlorë.

Edi Rama: Ku është problemi juaj?

Pronari i gurores:Ish-drejtori i policisë, Bernard Çaushi na ka bllokuar rrugën prej dy vitesh, ka ushtruar dhunë, duke thyer mjetet. Nuk funksionon. Kemi kërkuar ndihmë shumë herë.

Edi Rama: Përse e ka mbyllur rrugën?

Pronari i gurores: Kjo rruga është e bashkisë, i kemi marrë edhe letrat të gjitha, nuk na le të kalojmë, ngjitur me ne ka guroren e vet.

Edi Rama: Po ai punon?

Pronari i gurores: Po punon, është ish-drejtori i policisë në Selenicë.

Edi Rama: Më dërgo një mesazh mua në numrin tim dhe më shpjego më me detaje.

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje