Home / Lajme / Daja: Skënderbeu do të luajë me dy grupe për Kupën

Daja: Skënderbeu do të luajë me dy grupe për Kupën

Skënderbeu e ka mbyllur historinë e titullit kampion edhe matematikisht në javën e 33-të, teksa pas fitores në Lushnjes dhe pas humbjes së Kukësit në Durrës, është shpallur kampioni i këtij edicioni.

Takimi i radhës për korçarët do të jetë ndaj Teutës, ndërsa trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja është shprehur se ekipi i tij do të punojë me një program të veçantë në stërvitje. Kështu, skuadra do të ndahet në dy grupe, teksa njëri grup do të përgatitet për finalen e Kupës, ndërsa grupi tjetër i përbërë kryesisht nga të rinjtë, do të respektojnë takimet e mbetura të Superiores. Në fund, trajneri i korçarëve ka thënë se do të pëlqente që Soue të ishte golashënuesi i këtij edicioni, por që kjo të ndodh, nuk do të ketë ekzagjerime nga ana e klubit.

“Kemi finalizuar një rrugëtim shumë të gjatë, të merituar dhe me diferencë ndaj ekipeve të tjera. Jemi përballur me situata aspak të favorshme gjatë këtij rrugëtimi, këtu flas për vendimet e UEFA-s ndaj nesh.

Gjatë kësaj kohe kemi bërë dy kampionate dhe duke treguar formë të mirë në të dyja këto turnet. Gjithashtu kemi shkruar edhe historinë, pasi jemi ekipi i vetëm shqiptar që kemi kaluar katër ture. Të gjitha këto arritje ne na bëjnë krenar, ndërsa çelësi i suksesit mund të them se është bashkëpunimi.

Kam dëshirë që lojtarët e sfilitur dhe që i kanë konsumuar energjitë e tyre gjatë kampionatit, të kenë mundësinë e rikuperimit dhe ky do të jetë një shans për të rinjtë. Do ta respektojmë kampionatin deri në fund, por ne do respektojmë edhe politikat tona, pasi kemi shumë futbollistë të rinj që kërkojnë minutat e tyre.

Faktikisht që në ndeshjen ndaj Kukësit, atje ku ne kishim parashikuar që të mbyllnim kampionatin, kishim planifikuar që në stërvitje t’i ndanim lojtarët në dy grupe. Futbollistët që do të ishin gati për të luajtur në ndeshje do të stërvitesh veçmas, ndërsa grupi tjetër që ka qenë titullar gjatë gjithë kësaj kohe do të stërvitej i ndarë, me një program të veçantë për të shkarkuar lodhjen e tyre.

Kjo do të ndodhi në pjesën e mbetur të kampionatit, ku një grup do të stërvitet për takimin ndaj Laçit, në finalen e Kupës, ndërsa një grup tjetër do të përballoj takimet e mbetura të kampionatit. Do të na pëlqente që golashënuesi i këtij kampionati të ishte Soue, por nuk do e ekzagjerojmë dhe të bëjmë të pamundurën që ky futbollist të dal te goli. Ne do i krijojmë kushtet që Soue të shënojë, por këtë duhet ta arrij me cilësitë e tij. Sa i përket çështjes së rinovimit, mund të them se kjo është thuajse e mbyllur, por nuk e shoh si një detyrim për ta mbyllur me patjetër në këtë moment. Në fund, dua të falenderojë të gjithë tifozët korçarë, që i kanë qëndruar pranë ekipit të tyre”, është shprehur Daja.

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje