Lajme

Certifikohen 140 të rinj, Balla: Arsimi profesional, një prej motorëve kryesorë të zhvillimit të vendit

Loading...

140 të rinj, dhe jo vetëm, janë çertifikuar sot pranë Qendrës së Formimit Profesional në Elbasan, duke u bërë kështu profesionistë të aftë për tregun e punës.

Janë 140 persona tashmë të cilët ndihen të gatshëm profesionalisht për t’u përballur me sfidat dhe kërkesat e një tregu gjithnjë e në rritje.

Të pranishëm në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast ishin Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla, Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini deputetët e specialistë të arsimit profesional.

Kryetari i Grupit Parlamentar Balla theksoi rëndësinë e zhvillimit të arsimit profesional, si një prej motorrëve kryesorë të zhvillimit të një vendi.

Ne duhet ta promovojmë sa më shumë këtë shkollë. Sot marrin diplomat e përgatitjes profesionale djem e vazja të cilët janë të gatshëm të hyjnë në tregun e punës në disa profesione.

Dje prita në zyrë, përfaqësues të konfindustrisë së Milanos të cilët janë shumë të interesuar të zhvillojnë një bashkëpunim me shkollën profesionale të Elbasanit përsa i përket industrisë tekstile dhe asaj të modës, po të kemi parasysh se çfarë përfaqëson konfindustria e Milanos përsa i përket modës në Itali.

Unë jam shpresëplotë që shumë shpejt do të arrijmë të konkretizojmë këtë marrëveshje. Jo pa qëllim ne disa muaj më parë nisëm një komunikim me njerëzit e thjeshtë e të zakonshëm të këtij vendi përsa i përket profesionalizimit të njerëzve në sektorët ku ka nevojë.

Arsimi profesional është një prej motorrëve të zhvillimit të vendeve, sikurse, nuk nguroj ta quaj, vendi më i zhvilluar sot në Europë është Gjermania.

Ne kemi filluar të bëjmë një reformë rrënjësore në sistemin e arsimit profesional, nuk jemi ende atje ku duhet, por sigurisht nuk jemi atje ku ishim një vit më parë,” theksoi Balla.

Deputetja Evis Kushi u kërkoi të rinjve që t’i shfrytëzojnë çertifikimet e tyre profesionale dhe të aplikojnë për vende pune pasi vetëm kështu do të mund të gjejnë një punë.

Të rinjtë e diplomuar sot pranë drejtorisë rajonale të arsimit professional morën drejtime të ndryshme si kulinari, rrobaqepësi, gjuhë të huaja, mekanik, hidraulik elektriçist etj.

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Certifikohen 140 të rinj, Balla: Arsimi profesional, një prej motorëve kryesorë të zhvillimit të vendit Certifikohen 140 të rinj, Balla: Arsimi profesional, një prej motorëve kryesorë të zhvillimit të venditRating: 5.0
To Top