Home / Lajme / Bushati: Shqipëria e përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut
Bushati: Shqipëria e përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut

Bushati: Shqipëria e përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut deklaroi se Reforma në Drejtësi do të garantojë një shkallë më të lartë të zbatimit të shtetit ligjor por edhe të mbrojtjes së të drejtave e lirive në vend.

Bushati ndër të tjera në postimin e tij në facebook tha se miratimi në Kuvend i ligjit për të drejtat e pakicave kombëtare përbën një nga instrumentet më të avancuar në këtë fushë në hapësirën evropiane.

Postimi i Bushatit

10 Dhjetori, Dita Ndërkombëtare e të Drejtave te Njeriut, përbën një moment të veçantë në kalendarin tonë. Është jo vetëm një ditë kremtimi për trashëgiminë e vyer dhe traditën e shëndoshë që njerëzimi ka arritur në mbrotjën dhe respektimin e të drejtave të njeriut, por, me kalimin e viteve, ajo është kthyer edhe në një moment të rëndësishëm reflektimi.

Sfidat e ndryshme, së pari ato në fushën e sigurisë, vështirësitë ekonomike apo rritmet e zhvillimeve ndërkombëtare vazhdojnë të venë në sprovë shkallën e mbrojtjes dhe respektimin e të drejtave themelore të njeriut. Çmimi që shoqëritë kanë paguar dhe përpjekjet e mëdha për liri dhe demokraci nuk duhet të lejojnë asnjë erozion të t ëdrejtave të individit. Historia ka treguar se kudo, paqja, stabiliteti dhe prosperiteti ekonomik garantohen realisht vetëm nga demokracia, sundimi i ligjit dhe respektimi i plotë i të drejtave të njeriut.

Pikërisht këtë synojmë të arrijmë edhe në Shqipëri: zbatimi i reformës së thellë në drejtësi do të garantojë një shkallë më të lartë të zbatimit të shtetit ligjor por edhe të mbrojtjes së të drejtave e lirive në vend. Po ashtu, miratimi së fundmi nga Kuvendi i Shqipërisë i ligjit për të drejtat e pakicave kombëtare përbën një nga insturmentet më të avancuar në këtë fushë në hapësirën evropaine.

Këtë vit Shqipëria mbylli me sukses mandatin e saj të parë si anëtar i Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, gjatë të cilit kontribuoi, se bashku me vendet partnere për të nxitur e mbrojtur të drejtat dhe liritë themelore të njeriut në botë.

Shqipëria do të mbetet e përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, duke përmirësuar instrumentat që garantojnë të drejtat dhe liritë shoqërore e individuale.

Bushati: Shqipëria e përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut
Bushati: Shqipëria e përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut

 

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje