Lajme

Bomba e merkatos, ish-ylli bardhezi dëshiron të kthehet te Juventusi

Mesfushori i Bayern Munich, Arturo Vidal, shpreson të ribashkohet me Juventusin këtë verë, sipas “Calciomercato”.

Kileni bëri emër për veten me “Zonjën e Vjetër”, ku luajti në katër sezone, mes viteve 2011 dhe 2015.

Me kontratën e Vidal, që do të skadojë në fund të sezonit të ardhshëm, Bayerni mund të fitojë para me shitjen e 31-vjeçarit, në vend që ta humbasë atë si lojtar të lirë verën e ardhshme.

Duke luajtur me bardhezinjtë, Arturo Vidal u bë një nga mesfushorët më të mirë në botën e futbollit.

Që atëherë është transferuar në Mynih, ndërsa aktualisht luan për Bayern.

Mesfushori po shtyn shumë për t’u kthyer në Torino. Ai do të ishte një përforcim solid në mesfushën e Juventusit.

Beppe Marotta tha kohët e fundit se ish-lojtarët e Juves nuk e harrojnë klubin bardhezi.

Përveç Morata, edhe Vidal është një tjetër lojtar, që “mungon” në Torino.

Vidal ishte i pranishëm në “San Siro” për ndeshjen e fundit të Pirlos, ndërsa bisedonte me Chiellini, Barzagli, Marchisio dhe të tjerë, q..

Loading...

Mesfushori i Bayern Munich, Arturo Vidal, shpreson të ribashkohet me Juventusin këtë verë, sipas “Calciomercato”.

Kileni bëri emër për veten me “Zonjën e Vjetër”, ku luajti në katër sezone, mes viteve 2011 dhe 2015.

Me kontratën e Vidal, që do të skadojë në fund të sezonit të ardhshëm, Bayerni mund të fitojë para me shitjen e 31-vjeçarit, në vend që ta humbasë atë si lojtar të lirë verën e ardhshme.

Duke luajtur me bardhezinjtë, Arturo Vidal u bë një nga mesfushorët më të mirë në botën e futbollit.

Që atëherë është transferuar në Mynih, ndërsa aktualisht luan për Bayern.

Mesfushori po shtyn shumë për t’u kthyer në Torino. Ai do të ishte një përforcim solid në mesfushën e Juventusit.

Beppe Marotta tha kohët e fundit se ish-lojtarët e Juves nuk e harrojnë klubin bardhezi.

Përveç Morata, edhe Vidal është një tjetër lojtar, që “mungon” në Torino.

Vidal ishte i pranishëm në “San Siro” për ndeshjen e fundit të Pirlos, ndërsa bisedonte me Chiellini, Barzagli, Marchisio dhe të tjerë, që ishin, gjithashtu, në këtë ceremoni lamtumire.

Ai i tha agjentit të tij, Fernando Felicevich, që të hyjë në kontakte me Juventusin, pasi do të donte të kthehej aty.

Kampionët e Italisë kanë një mirëkuptim të madh me Bayern Munich dhe me Goretzka tashmë i nënshkruar, Vidal mund të largohet nga Mynihu.

Juventusi për momentin ka përparësi të tjera, por Vidal është ende në mendjen e tij…

Ndërsa Vidal dëshiron të rikthehet, Juve po e konsideron këtë mundësi…

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Bomba e merkatos, ish-ylli bardhezi dëshiron të kthehet te Juventusi Bomba e merkatos, ish-ylli bardhezi dëshiron të kthehet te JuventusiRating: 5.0
To Top