Home / Lajme / Basti 100 miliardë dollarësh

Basti 100 miliardë dollarësh

Kuptimi i Fondit të Vizionit. I suksesshëm apo jo, Masayoshi Son po ndryshon botën në sajë të investimeve në fushën e teknologjisë

Dy vite më parë, nëse do të ishin pyetur ekspertët për të identifikuar personin më me ndikim në teknologji, padyshim që do të ishin përmendur emra të njohur si: Jeff Bezos i Amazon, Jack Ma i Alibaba-s ose Mark Zuckerberg i Facebook. Sot ka një kandidat të ri, Masayoshi Son, shkruan The Economist.

Themeluesi i SoftBank, një kompani telekomunikacionesh japoneze dhe një firmë interneti, kanë bashkuar një fond të madh investimesh që ka përvetësuar aksionet e disa prej kompanive më të reja në botë.

Fondi i Vizionit po pengon si industritë në të cilat po investon ashtu edhe furnizues të tjerë të kapitalit. Fondi është rezultat i një aleance të veçantë të nënshkruar në vitin 2016 mes z. Son dhe Muhammed bin Salmanit.

Princi i kurorëzuar i Arabisë Saudite i dorëzoi z. Son 45 miliardë dollarë, si pjesë e përpjekjes së tij për të diversifikuar ekonominë e mbretërisë. Kjo sasi e madhe e kapitalit tërhoqi më shumë investitorë në vend, nga Abu Dhabi, Apple etj.

Kapitali në Softbank ka arritur vlerën rreth 28 miliardë dollarë amerikanë, ndërsa z. Son ka një fond rezervë prej 100 miliardë dollarësh amerikanë. Shuma e këtyre të dyjave e tejkalon vlerën prej 64 miliardë dollarësh amerikanë që të gjitha kompanitë e sipërmarrjeve të kapitalit grumbulluan globalisht në vitin 2016 dhe është rreth katër herë më i madh se fondi i kapitali privat të grumbulluar ndonjëherë.

Një funksionar i lartë në kompanitë e sipërmarrjeve të kapitalit u shpreh se Fondi i Vizionit është “investitori më i fuqishëm në botën tonë”.

Fuqia nuk do të thotë domosdoshmërisht sukses. Skeptikët kanë shumë rezerva mbi Fondin e Vizionit. Pas një periudhe të gjatë ku vlera e aksioneve në treg ishte e lartë, vlerësimet e fundit për firmat e teknologjisë nuk kanë qenë edhe aq pozitive, madje kanë qenë edhe të tensionuara.

Z. Son vendos vetë për pjesën më të madhe të vendimeve të investimit. Fitoret që ai ka shënuar në karrierën e tij kanë qenë të shumta, ku mund të përmendet edhe një bast i hershëm mbi Alibaba-n.

Por investimet në industrinë e internetit nënkuptojnë që ai është gjithashtu një prej njerëzve që ka humbur më shumë para se kushdo tjetër në rrjedhën e historisë.

Përpjekjet për të qenë sa më i veçantë në krahasim me të tjerët, p.sh., faza në të cilën inteligjenca kompjuterike e tejkalon atë njerëzore, mund ta shndërrojë atë në njeriun më vizionar ose thjesht në njeriun më të çuditshëm. Paratë investohen po aq shpejt sa edhe grumbullohen.

Fondi ka shpenzuar 30 miliardë dollarë, pothuajse sa e gjithë vlera e grumbulluar nga të gjitha industritë amerikane të sipërmarrjes së kapitalit në vitin 2017 që ishte 33 miliardë dollarë.

Dhe duke qenë se rreth gjysma e kapitalit është e marrë borxh, ajo është nën presion për të bërë pagesat e detyruara të interesit. Por një kombinim i tillë shpenzimesh dhe borxhi mund të përfundojë në një fatkeqësi të vërtetë financiare.

Në të vërtetë, Fondi i Vizionit mund të shënojnë rënien e kulmit të teknologjisë.

Por edhe nëse fondi falimenton, disa prej efekteve të tij do të vazhdojnë të jenë të qëndrueshme në investimin e teknologjisë.

Ndikimi i parë është se të pasurit gjendje të kaq shumë parave do të ndihmojnë në formësimin e industrive të së ardhmes. Z. Son po investon para në “teknologjitë kufitare” nga robotika tek Interneti i Gjërave.

Ai tashmë zotëron aksione në firmat e udhëtimit si Uber; në WeWork, një kompani bashkëpunuese; dhe në Flipkart, një firmë indiane e tregtisë e-commerce që iu shit javës së kaluar Walmart.

Në një periudhë pesëvjeçare, fondi planifikon të ketë investuar në 70-100 kompani unicorn të teknologjisë që janë startup-e private me vlerë 1 miliard dollarë amerikanë, ose edhe më shumë.

Paratë që ai i shpeshherë u dorëzon sipërmarrësve në shumëfish të shumave që ata kërkojnë fillimisht, shoqërohen me kërcënimin se paratë do t’i shkojnë konkurrentëve nëse ata do të krijojnë pengesa në këtë proces.

Ndikimi i dytë i z. Son do të jetë në industrinë e sipërmarrjeve të kapitalit. Për të konkurruar me Fondin e Vizionit dhe me ofertat e pazakonta të disa investitorëve, edhe ofruesit e tjerë aktualë duhet të rrisin vlerën e fondeve të tyre. Në përgjigje të kësaj situate, Sequoia Capital, një prej emrave më të njohur të Silicon Valley, po rrit vlerën e fondit të saj.

Z. Son është duke dërguar kapital edhe në ato vende ku ka një mungesë të tij, si në Indi, në Azinë Juglindore dhe në disa vende europiane.

Kur Fondi i Vizionit investoi afërsisht rreth 500 milionë dollarë amerikanë në Improbable, një firmë britanike e realitetit virtual, ajo theu një rekord financimi. Investimi i saj prej 460 milionë eurosh (565 milionë dollarë amerikanë) në Auto1, një firmë gjermane online e shitjeve të makinave, ishte një nga investimet më të mëdha në vend në një periudhë disavjeçare.

Gama e madhe e shtrirjes së Fondit të Vizionit, që kalon nëpër shtete të ndryshme dhe ka përfshirë industri të shumëllojshme, është pikërisht ndikimi i tretë i z. Son, që po ushtron një presion të lartë tek investitorët e tjerë.
Z. Son është shprehur se dëshiron të krijojë një “Silicon Valley Virtuale në SoftBank”, e cila do të jetë një platformë në të cilën kompanitë unicorn mund të ofrojnë për njëra-tjetrën kontakte dhe këshilla, të blejnë mallra dhe shërbime po nga njëra-tjetra dhe madje të krijojnë bashkime kompanish nëse duan.

Koncepti i kompanive të portofolit që bashkëpunojnë me njëra-tjetrën është i njohur nga kapitali privat, por shumëllojshmëria e këtij fondi e dallon nga të tjerat. Për shembull, z. Son është duke u përpjekur t’i mirorganizojë investimet e tij në kompani të ndryshme, në mënyrë që ato të mos shpenzojnë vlera të larta parash, duke konkurruar me njëra-tjetrën.

Kjo është një nga arsyet kryesore se përse në fillim të këtij viti, ai e nxiti kompaninë Uber që të shiste biznesin e saj aziatik në Azinë Juglindore te kompania Grab, si dhe po i kërkon asaj të nënshkruajë një marrëveshje në Indi me kompaninë Ola.

Por modeli i Fondit të Vizionit mund të shihet edhe si model përçarës. Por a ka ai ndikim të mirë tek konsumatorët apo tek fusha e inovacionin? E sigurt është se projekti i z. Son po trondit botën e rehatshme të sipërmarrjeve të kapitalit në Silicon Valley, duke nxitur konkurrencën kundër gjigantëve të teknologjisë.

Ky Fond mund të kryejë një funksion të ngjashëm në Kinë, ku gati gjysma e të gjitha kompanive unicorn janë mbështetur nga një prej katër gjigantëve të teknologjisë së vendit, Baidu, Alibaba, Tencent ose JD.com.

Megjithatë, dizavantazhet shtrihen përtej rrezikut të humbjeve. Firmat e reja që financohen nga ky fond, shpeshherë i shpenzojnë ato në shitje dhe marketing, gjë që shkakton presion mbi çdo kompani tjetër të së njëjtës industri që të shpenzojë edhe ajo po aq, për të fituar sa më shumë klientë.

Kompanitë që marrin qindra miliona dollarë njëherësh, janë edhe ato kompani të cilat kanë ecur më shumë sesa konkurrentët. Kjo gjë u jep atyre pushtet absolut mbi firmat e tjera të reja, duke i mbajtur këto të fundit larg përfitimeve të tregjeve për një kohë të gjatë.

Përpjekjet për të zhvendosur dhe për të ndarë tregjet midis firmave të portofolit mund të shkaktojnë probleme tek konkurrentët e tjerë.

Marrja e vendimit të duhur për Fondin e Vizionit nuk do të jetë e mundur për vite me radhë.

Padyshim që fati i shumë startup-eve dhe i zgjedhjeve të konsumatorëve në të ardhmen do të varen nga vendimet që do të marrë së shpejti z. Son. Rrota më e madhe e Fatit ka filluar të rrotullohet.(Monitor)

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje