Lajme

Basha: S’ka seancë pa Ramën e Xhafajn! Të dalin nga vrima ku janë futur

Ndërprerja 10 minutëshe e seancës parlamentare nuk solli qetësi në Kuvend, përkundrazi përplasja Ruçi-Basha vazhdoi. Kryeparlamentari i dha menjëherë fjalën kreut të PD në këtë nisje të dytë dhe Basha përsëriti të njëjtën kërkesë, thirrjen e dyshes Rama-Xhafaj në seancë.

“Zoti Ruçi e shoh që keni dështuar në përpjekjen tuaj për të sjellë në këtë sallë dy kokat e krimit të organizuar. Pse Rama e Xhafaj nuk vijnë sot në Parlament që të përballen me opozitën? Çfarë kanë më të rëndësishme që nuk vijnë?”, pyeti Basha.

Ai kërkoi që kryeministri dhe ministri i Brendshëm, “të dalin nga vrima ku janë strukur e të vijnë e të përballen me të vërtetat”.

“E vetmja punë që bëjnë është mbrojtja e krimit dhe aferave kriminale ku janë zhytur”, theksoi Basha.

Më tej kreu i PD tregoi edhe arsyen pse sipas tij Rama dhe Xhafaj mungojnë në Kuvend.

“Në këtë seancë jemi gati tua japim me prova dhe fakte se çfarë gjëje të rëndësishme kanë Rama dhe Xhafaj tani që nuk vijnë këtu në sallë apo të qeverisin ve..

Loading...

Ndërprerja 10 minutëshe e seancës parlamentare nuk solli qetësi në Kuvend, përkundrazi përplasja Ruçi-Basha vazhdoi. Kryeparlamentari i dha menjëherë fjalën kreut të PD në këtë nisje të dytë dhe Basha përsëriti të njëjtën kërkesë, thirrjen e dyshes Rama-Xhafaj në seancë.

“Zoti Ruçi e shoh që keni dështuar në përpjekjen tuaj për të sjellë në këtë sallë dy kokat e krimit të organizuar. Pse Rama e Xhafaj nuk vijnë sot në Parlament që të përballen me opozitën? Çfarë kanë më të rëndësishme që nuk vijnë?”, pyeti Basha.

Ai kërkoi që kryeministri dhe ministri i Brendshëm, “të dalin nga vrima ku janë strukur e të vijnë e të përballen me të vërtetat”.

“E vetmja punë që bëjnë është mbrojtja e krimit dhe aferave kriminale ku janë zhytur”, theksoi Basha.

Më tej kreu i PD tregoi edhe arsyen pse sipas tij Rama dhe Xhafaj mungojnë në Kuvend.

“Në këtë seancë jemi gati tua japim me prova dhe fakte se çfarë gjëje të rëndësishme kanë Rama dhe Xhafaj tani që nuk vijnë këtu në sallë apo të qeverisin vendin. Janë detyruar të dy të shpenzojnë gjithë ditën dhe natën në skenarë kriminalë për shkatërrimin e provave për Saimir Tahirin, hetimin e Agron Xhafajt dhe hetimin që duhet të kishte nisur Prokuroria, nëse do kishte një fije pavarësie, ndaj Edi amës për pjesëmarrje në skenar kriminal për të zhdukur provat në hetimin e pashait të Vlorës dhe mbarë Shqipërisë”, tha Basha.

Ruçi iu përgjigj Bashës duke thënë se “fuqia apo pafuqia e një drejtuesi të Kuvendit është Kushtetua ligji dhe rregullorja në zbatim të Kushtetutës dhe rregullores. Kreu i Kuvendit ka detyrimin që ti sigurojë institucioneve kushtetuese dhe ligjore sot ti raportojnë kuvendit dhe qytetarëve”.

“Nëpërmjet uzurpimit të foltores nga ana juaj, bën që kjo kërkesë e Kushtetutës të mos zbatohet”, tha Ruçi.

Pas këtij debati, Ruçi i kërkoi sërish Bashës të lirojë foltoren, por diçka e tillë nuk ndodhi dhe kryeparlamentari i la edhe një hapësirë kohore prej 3 minutash kreut të PD për të folur.

Basha këtë herë iu drejtua kreut të Kuvendi, duke i thënë se ai dhe qeveria e PS kanë therrur Kushtetuën dhe ligjin, ndaj nuk duhet të fliste në emër të tyre.

“Zoti Ruçi ju flisni për një realitet që ekziston vetëm në kokën tuaj. As në këtë sallë, as në qytet e as në fshat nuk funksionon më Kushtetua. Këtu e keni therur Kushtetutën duke vendosur në krye të Prokurorisë kukullën tuaj, që garanton lirimin e Saimir Tahirit, shkatërrimin e provave. Për të mbrojtur me çdo kusht Fatmir Xhafajn dhe Agron Xhafajn, sepse kështu mbrohet edhe kreu i kupolës Edi Rama. Ka një tufë horrash të maskuar me uniformën e policisë së shtetit që i shërbejnë maktheve të Ramës, Xhafajt dhe Tahiri. Nuk jeni në pozitë të më kërkoni mua zbatimin e rregullores, kur e keni përdhunuar Kushtetutën”, deklaroi lideri i opozitës.

Basha theksoi se Rama dhe Xhafaj “kanë vetëm detyrë të shpëtojnë lëkurën e tyre”, por këtë herë është mision i pamundur.

“Mision i pamundur, kësaj radhe proçka që keni bërë ka marrë erën dhe nuk ka lobim e miliona droge që ju japin zgjidhje”, nënvizoi ai.

7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Basha: S’ka seancë pa Ramën e Xhafajn! Të dalin nga vrima ku janë futur Basha: S’ka seancë pa Ramën e Xhafajn! Të dalin nga vrima ku janë futurRating: 5.0
To Top