Home / Lajme / Basha kundër Ramës, SHBA dhe BE: Kamp refugjatësh në Shqipëri? Jo karamele për gojën e hidhur të Evropës nga skandalet Tahiri e Xhafaj

Basha kundër Ramës, SHBA dhe BE: Kamp refugjatësh në Shqipëri? Jo karamele për gojën e hidhur të Evropës nga skandalet Tahiri e Xhafaj

Kryedemokrati Basha ka deklaruar sot se ngritja e nje kampi refugjatesh ne vendin tone, nuk mund te jete vendim i Rames, dhe as te serviret as si “karamele për të embëlsuar gojën e hidhur të Europës nga skandalet e Tahirit dhe Xhafajt”.

Pyetje: A jeni ju në dijeni si lideri i opozitës për një plan të mundshëm për ngritjen e një kampi refugjatësh në Shqipëri, i referohem disa publikimeve në media të ndryshme që kanë qarkulluar nga dita e djeshme dhe sot që citojnë edhe disa deklarata të kancelarit Kurz, ku nuk përmendet Shqipëria, por lihet një lloj dyshimi. Nga biseda që keni pasur me miqtë austriakë a keni ju një infiormacion shtesë mbi një gjë të tillë?

Basha: Unë kam qenë në komunikim të vazhdueshëm, përfshi edhe kancelarin Kurz dhe të tjerë përfaqësues të qeverive perëndimore edhe mbi këtë problem.

Shqetësimi sa i përket Shqipërisë dhe aktivizimit të ashtuquajturës rrugë ballkanike ka të bëjë me a është e aftë Shqipëria në këtë gjendje të shtetit ligjor, në këtë gjendje të luftës ndaj korrupsionit dhe krimit që konsiderohet e pamjaftueshme të përballojë një krizë të tillë?!

Ne si opozitë jemi të angazhuar për të dhënë kontributin tonë nga ana tjetër kemi bërë fare të qartë që ashtu si në luftën kundër trafikut të drogës, trafikut të qenieve njerëzore, luftës kundër korrupsionit qeveritar diferenca bëhet nga mungesa e vullnetit politik apo nga ekzistenca e vullnetit politik.

Opozita, PD ka demonstruar katërciprisht vullnetin politik për tu përballur me të vërtetat, jo për ti fshehur ato as për të pretenduar që nuk ekzistojnë, ndërsa një qeveri e cila deri më dje mohonte krimin, drogën, në vlerësimin tonë nuk ka as besueshmëri as vullnetin politik dhe as potencialin për të mobilizuar kapacitetet shtetërore.

Ndaj, një dimension i tillë që kapërcen kufijtë e vendit tonë nuk mund të jetë një vendim i vetëm një personi, aq më pak nëse kjo serviret si karamele për të ëmbëlsuar gojën e hidhur të Europës nga skandalet Tahiri, Xhafaj dhe lufa e pamjaftueshme kundër drogës dhe krimit.

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje