Home / Lajme / Balla: Protesta më idiote në botë për një bllof të paskrupullt, ja kush është regjizori

Balla: Protesta më idiote në botë për një bllof të paskrupullt, ja kush është regjizori

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se protesta e opozitës është “më idioteskja që mund të ketë thirrur një opozitë jo vetëm në Shqipëri, por në botë”.

Në një intervistë dhënë për Top Channel, Balla tha se brenda opozitës kohën e zhvillimit të protestës.

“Ka pasur debat brenda opozitës për ta zhvilluar tani apo më vonë këtë protestë, por kanë përshpejtuar se e dinë fare mirë se në ditët në vijim bllofi do të qartësohet tërësisht për publikun dhe do të dilnin zbuluar përpara qytetarëve. Këta harrojnë se do të merret vesh e vërteta”, deklaroi Balla.

Gjithashtu, Balla pati edhe një apel për opozitën: “I vetmi apel që unë kam është që t’i përmbahen ligjit për protestat, sepse ata që do të cënojnë rendin do të marrin dënimin sipas ligjit”.

Deklarata e plotë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla:

Ju i besoni shumë një pjese të kazanit, por unë për vete do të jem pranë zgjedhësve të mi në qarkun e Elbasanit në disa takime llogaridhënie. Pothuajse të gjithë antarët e kabinetit po ashtu janë në të gjithë territorin.

Axhenda jonë planifikohet shumë përpara dhe sigurisht që procesi i llogaridhënies që përfshin kryeministrin, antarët e kabinetit qeveritar, të gjithë deputetët.

Eshtë një axhendë që është publikuar prej pothuajse fillimi të muajit maj, e që mbaron në fund të muajit qershor. Për mua nuk ka asnjë rëndësi fakti që opozita proteston, përkundrazi në demokraci protesta e opozitës është gjithmonë një element pozitiv, kur ajo bëhet për kauza reale.

Protesta e thirrur me 26 maj është më idioteskja që mund të ketë thirrur një opozitë jo vetëm në Shqipëri, por në botë, po të kemi parasysh se këtu bëhet fjalë për një bllof të pa skrupullt.

Ka pasur debat brenda opozitës për ta zhvilluar protestën tani apo më vonë, për të pasur më shumë kohë për ta përgatitur, por kanë përshpejtuar sepse e dinë fare mirë se në ditët në vijim gjithë bllofi i babales, gazetarit, i Lulit dhe i regjizor Saliut do të qartësohet tërësisht për publikun dhe nëse do të ishte pritur dhe disa ditë, arsyeja që thirrën këtë protestë do të binte tërësisht poshtë dhe do të dilnin zbuluar përpara qytetarëve.

Këta harrojnë se qytetartë do ta merrin vesh të vërtetën në ditët në vijim do ta kuptojnë që babalja është një personazh qesharak i vendosur si aktor në këtë telenovelë për defiçite të kauzave të PD-së dhe kanë thirr një protestë nesër.

I vetmi apel që unë kam si Kryetar i Grupit Parlamentar të PS-së, por më shumë si një qytetar është që t’i përmbahen ligjit për të drejtat e tubimeve dhe të protestave dhe ta dijë qartë çdo kush që mendon se mund të cënojë sadopak rendin dhe sigurinë në vend që të marrin dënimin e merituar dhe përcaktuar në ligj.

Deri tani e fillojmë kuvednin me një orë teatër të Lulit dhe e mbyllim në orën 11 teatrin e Lulit, sepse Luli pastaj ikën të flejë gjumë dhe ne vijojmë punën normale të Kuvendit. Në muajin e fundit shqiptarët kanë përfituar nga të zgjedhurit e tyre, nga pjesa e përgjegjshme e përfaqësuesve të tyre në Kuvendin e Shqipërisë disa ligje shumë të rëndësishme.

Të gjithë shqiptarët që janë të pastrehë në fillim të muajit maj u miratua Ligji për Strehimin Social, i cili për herë të parë pas 27 viteve i jep qeverisë detyrën që të bëjë politika sociale në interes të qytetarëve të thjeshtë të këtij vendi.

Kuvendi deri më sot nuk ka asnjë ligj, asnjë vendim të dalë jashtë afatit të përcaktuar nga kalendari as nga programi i vet, pavarsisht përpjekjes së dështuar të opozitës për të bllokuar.

Dje Kuvendi miratoi rezolutën në vijim të raportit të përgatitur nga qeveria. Është hera e parë në këto 27 vite që Kuvendi i Shqipërisë, sipas procedurës së bërë nga ligji, ku bashkëautorësinë e kam me Majlinda Bregun dhe znj. Tabaku, Kuvendi i Shqipërisë miraton rezolutën.

Ajo që ishte më qesharake, ata që erdhën dëgjuan përrallën e Lulit dhe më pas ikën nga Kuvendi u qanë sepse nuk u bënë pjesë e diskutimit.

Po si ti ftojmë ne këto të bëhen pjesë e diskutimit, kur ata kanë një strategji qesharake. Vijnë aty bllokojnë foltoren, përdorin teknologjinë e facebook-ut për të bërë teatrin e radhës dhe ikin.

Për mua është e rëndësishme është që deri më sot Kuvendi i Shqipërisë funksionon normalisht, sipas axhendës, sipas programit dhe do të vazhdojë të funksionojë normalisht.

Ditët në vijim ne vijojmë me paketën e ligjeve të reformës në drejtësi, ligji për noterinë dhe ligje të tjera, të cilat po vijojnë normalisht në Komisionet Parlamentare.

Nëse Xhafaj do të ishte dorëhequr ky do të ishte një akt i dëmshëm, po të kemi parasysh që gjendemi përpara një akti shantazhi. Segmete të caktuara të korruptuara, qoftë politik, qoftë grupe kriminale apo gjyqtarë të korruptuar janë bërë bashkë për të shantazhuar qeverinë dhe ministrin e saj të Brendshëm.

Nëse ne do të ishim tërhequr përpara këtij akti shantazhi, sigurisht që kjo nuk do ti bënte mirë vendit përsa kohë që po provohet dita ditës dhe ekspertiza do të provojë që këtu kemi të bëjmë me një bllof të paskrupullt që tentoi të shantazhonte qeverinë dhe ministrin ky do të kishte qenë gabimi ynë.

Të jeni të bindur që brenda PS-së, brenda Grupit të PS-së ka një vendimarrje të përbashkët, përsa i përket kësaj çështjeje që ne nuk tërhiqemi, siç nuk u tërhoqëm nga Vettingu dhe Reforma në Drejtësi, nuk do të tërhiqemi as nga Vettingu në Policinë e Shtetit e nuk do të tërhiqemi as nga shantazhet që vijnë për shkak të dhimbjeve që ka shkatuar aksioni “Forca e Ligjit”, i cili po dërrmon qoftë grupe kriminale, por do të dërrmojë edhe lidhjet e politikanëv të caktuar brenda opozitës me kto grupe kriminale.

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje