Home / Lajme / Balla në SHBA: Ndihmë edhe nga NDI-ja për Reformën Zgjedhore
Balla në SHBA: Ndihmë edhe nga NDI-ja për Reformën Zgjedhore

Balla në SHBA: Ndihmë edhe nga NDI-ja për Reformën Zgjedhore

Kreu i grupit parlamentarë të PS-së, Taulant Balla gjatë qëndrimit në SHBA është takuar me përfaqësues të Institutit Demokratik Amerikan. Balla pas takimit tha se NDI është e gatshme të mbështesë dhe të asistojë Komisionin e Reformës Zgjedhore.

“Do doja të theksoja që NDI është i gatshëm të mbështesë dhe të asistojë Komisionin e Reformës Zgjedhore përsa i përket reformës së domosdoshme që duhet të konkretizojmë sa më shpejt, edhe përsa i përket çështjes së zgjedhjeve. Kuvendi i Shqipërisë ka ngritur një komision i cili duhet të konkretizojë punën e tij sa më shpejt”, theksoi Balla.

Balla u shpreh se konkretizimi i këtij memorandumi bashkëpunimi është tepër i vyer për zhvillimin e transparencës së financimit të partive politike në vend, duke qenë se kjo e fundit është një prej çështjeve më të rëndësishme që po diskutohet sot në politikën shqiptare.

“Për ne është shumë e rëndësishme asistenca e vyer që ky institut, siç njihet ndryshe NDI, do të japë për transparencën e financimit të partive politike. Kujtoj që aktualisht një prej çështjeve më të rëndësishme e që po diskutohet edhe në politikën shqiptare është pikërisht transparenca, mënyra si financohen partitë politike në Shqipëri. Kemi një parti politike në Shqipëri mbi të cilën rëndojnë akuza mbi mënyrën e financimit të një veprimtarie lobingu edhe këtu në SHBA”, deklaroi deputeti socialistë, Taulant Balla.

Balla në SHBA: Ndihmë edhe nga NDI-ja për Reformën Zgjedhore
Balla në SHBA: Ndihmë edhe nga NDI-ja për Reformën Zgjedhore
Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje