Home / Lajme / At Antonio Belushi, njohësi kurajoz i shpirtit arbëror. Kontributi i tij vlen sa 10 Ministri Diaspore

At Antonio Belushi, njohësi kurajoz i shpirtit arbëror. Kontributi i tij vlen sa 10 Ministri Diaspore

Nga Brizida Gjikondi

At Antonio Belushi i datëlindjes 1934 nga Frashineto i Kalabrisë është një ndër Rilindasit e fundit do e quaja unë. Ai mbas diplomimit në Universitetin Gregorian të Romës, ka shërbyer si Prift në disa katunde arbëreshë në Itali, si Shën Sofia e Epirit, Shën Kostandini Shqiptar, Shën Pali Shqiptar, Falkonara Shqiptare, dhe në Kozenca të Kalabrisë.

Ai si një njohës kurajoz i shpirtit arbëror ka kryer një punë gjigande kërkimore, kulturore, etnografike dhe studimore, në katundet arbëreshe në Itali, në katundet arvanitase në Greqi e shumë shtete të tjera.

Në vitin 1966 ai themeloi Revistën Vatra Jonë dhe në vitin 1980 revisten italo-greke-shqiptare LIDHJA.

Gjithashtu At Antonio Belushi eshte autor i shume veprave me vlerë shkencore dhe kombëtare si

Fjalor Frazeologjik i shqiptarve te Italise dhe Greqise

Arbereshet-Arvanitas, një popull i padukshëm

Këngë të shenjta tradicionale shqiptare

Tezgjahu

Magjia, mite dhe besime popullore

At Antonio Belushi dhe shqiptaret e medhenj si ai, punetor te dijes dhe kulturës kombetare, fatkeqesisht jane njerëz të heshtur, që rrinë larg prozhektorve, titujve, dekoratave, pagesave dhe pompozitetit bosh. Ai dhe bota e tij arbërore, ku këtu e kam fjalën për Shtëpinë, Kishën dhe Biblotekën e tij legjendare në Frashineto, janë për mua shumë më frytdhënëse në planin kombëtar se shumë institucione shtetërore që paguhen për të bërë atë punë.

Pikërisht tani në këtë epokë që Shqipëria dhe shqiptarët mund të kenë bollëk më të madh material por një krizë të madhe shpirtërore në vlerat identitare të Kombit, unë mendoj se figura si At Antonio Belushi, shërbejnë si një frymëzim dhe monument i gjallë I vlerave kombëtare ndër shqiptarë.

Unë e ndjej që jo shumë shqiptarë njohin punën kolosale të At Antonio Belushit, punë me vlerë kombëtare që daton prej 1965 e deri më sot.

Ashtu sic nuk njohim edhe punën e shqiptarve të tjerë të mirë, të cilët kanë kuptuar kahershëm vlerën e madhe që ka për kombin tonë, mbijetesa e shpirtit të arbrit në katundet arbëreshe në Itali, këtu do vecoja shoqatën e Pal Engjellit, krijuar prej 2006 e cila, ne modestine me te thelle, ka dhene nje kontribut te cmuar ndaj ketyre katundeve, duke vendosur buste të Skënderbeut dhe Pal Engjellit ne sheshet kryesore të tyre, duke dhuruar libra, fonde, kostume popullore dhe cdo gje tjeter që con përpara frymën kombëtare ndër arbëreshet e Italisë, ndër ta do vecoja intelektualet, Ardian Visha, Edmond Islamaj, Ilirjan Celibashin, Perparim Gollin, Agron Gaxhon, Igli Tosken etj, kontributi I të cilëve totalisht vullnetar, per mua vlen sa 10 Ministri Diaspore qe bejne vakanca neper bote.

Bota arbërore, ka qënë pararendëse e Rilindjes sonë kombetare, Jul Variboba, Jeronim De Rada, Domeniko Belushi, I madhi Vincenco Dorsa dhe ketu prezenti Antonio Belushi, i dhane trajte dhe forme, shpirtit tonë rebel, ja paraqitën botës në nivelin elitar të simotrave europiane.

Une nuk do të doja të zgjatesha, por do ju lutesha vetem per dicka, kush ka mundesi te shkoj në jugun e bukur te Italisë, do bënte mirë të mbante hapin në katundet arbërore, aty koha ka mbetur ndër periudhat më të lavdishme të kombit tonë, aty udhët quhen shqip, katundet po ashtu, dhe po shkuat në Frashër ndryshe quhet Frashineto, mbani këmbët tek Bibloteka e bukur me mbi 6 mijë tituj të At Belushit por dhe në Gjimnazin e Frashinetos që quhet Gjimnazi Ernest Koliqi… aty do kuptoni që ashtu si vargjet e Koliqit

Misteri i vjeter që mberthen fjal`t t`uaja,

Zanin na e dridh` me nji krenari t`pashoqe,

O ghuhe e folun per trimij pranvera,

E tok na mbajte nder pushtime t`hueja

Sepse prej gojve arbnore nuk u hoqe

As kur u ndam n`besime e doke tjera;

E shekujve potera

Kombi ynë është aty, këtu, atje, në shkëlqimin e tij të fshehur, thjesht duhet zbuluar.

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje