Home / Lajme / Arta Marku risjell në Tiranë prokurorin Anton Martini, i besohen dosjet e ‘nxehta’

Arta Marku risjell në Tiranë prokurorin Anton Martini, i besohen dosjet e ‘nxehta’

Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku vijon ndryshimet në kuadër të riorganizimit të prokurorive.

Report TV shkruan se Marku ka vendosur që të rikthejë në Tiranë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, prokurorin Anton Martini.

Ky i fundit ishte drejtues i Prokurorisë së Shkodrës prej 6 muajsh, ndërsa tashmë vendin e tij do ta zerë prokurori Ylli Pjetërnikaj, i cili më parë ka mbajtur detyrën e ndihmësit ligjor në Prokurorinë e Përgjithshme.

Nesër pritet që të bëhet prezantimi i prokurorit Pjetërnikaj në Shkodër.

Ndërsa Anton Martinit tek Krimet e Rënda, do i besohet një strukturë dhe dosje të rëndësishme hetimore.

Pak kohë më parë kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku shkarkoi nga detyra e drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdarmatajn dhe në vendin e tij emëroi Donika Prelën.

Ndërkohë që vijon riorganizimi te Krimet e Rënda me strukturat e reja që do të ngrihen.

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje