Home / Lajme / ANALIZA: “Britania, Franca, Gjermania dhe marrëveshja me Iranin”

ANALIZA: “Britania, Franca, Gjermania dhe marrëveshja me Iranin”

Britania, Franca dhe Gjermania kanë kërkuar zyrtarisht që kompanitë evropiane që kryejnë biznes me Iranin, të përjashtohen nga sanksionet amerikane, pas tërheqjes së SHBA-së nga marrëveshja ndërkombëtare bërthamore.

Në një letër që mban datën 4 qershor drejtuar sekretarit amerikan të Thesarit Steven Mnuchin dhe sekretarit të Shtetit Mike Pompeo, ministrat e tre vendeve evropiane shprehen se “ndihen shumë të keqardhur” për vendimin e muajit të kaluar të Presidentit amerikan Donald Trump për të dalë nga marrëveshja.

Si aleatë, ne presim që Shtetet e Bashkuara të mos marrin masa për të dëmtuar interesat e sigurisë të Evropës“, thuhet në letër.

Ministri francez i ekonomisë Bruno Le Maire tha se të tre vendet si dhe vende të tjera të BE-së kërkuan nga Shtetet e Bashkuara “të përjashtojnë bizneset evropiane që bëjnë tregti të ligjshme në Iran, nga të gjitha sanksionet amerikane”.

Sipas presidentit Trump marrëveshja e 2015-s, që synon të parandalojë Iranin të prodhojë armë bërthamore në shkëmbim të heqjes së sanksioneve ekonomike, nuk ishte e forte sa duhet ndaj Teheranit. Zoti Trump tha se sanksionet amerikane do të vendosen ndaj çdo kompanie që do të zhvillojë biznes me Iranin.

Ndërkohë kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u takua me Kryeministren britanike Theresa May sot në Londër, takim që përmbyll turneun e tij evropian që synonte të bindte udhëheqësit evropianë të ndryshojnë marrëveshjen me Iranin.

Zoti Netanyahu e filloi turneun të hënën në Gjermani, ku paralajmëroi Kancelaren Merkel se me veprimet e tij në Lindjen e Mesme Irani mund të shkaktojë dyndje masive refugjatësh drejt Evropës. Në Francë, të martën, ai u shpreh se është i vendosur të sigurohet se “Irani nuk ka armë bërthamore”.

Presidenti francez, Manuel Macron tha se Franca do të vazhdojë të punojë me Planin e Përbashkët për Veprim, që ai tha se e konsideron si mënyrën më të mirë për të kontrolluar Iranin.

“Plani nuk është i mjaftueshëm, jam plotësisht dakord, por mendoj se është më i mirë se situata që ekzistonte përpara,” tha zoti Macron duke shtuar se nuk beson se duke dalë nga marrëveshja do të përmirësohet situata rajonale e sigurisë.

Britania, Franca dhe Gjermania hynë në marrëveshje me Iranin, të cilën e nënshkruan edhe Rusia, Kina dhe Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Trump njoftoi muajin e kaluar se Shtetet e Bashkuara po tërhiqeshin nga kjo marrëveshje, të cilën e cilësoi “të tmerrshme dhe të njëanshme” dhe shtoi se synon të vërë kufizime shtesë mbi programin iranian të raketave dhe ato që i quajti “veprime destabilizuese në Lindjen e Mesme”.

Vendet e tjera nënshkruese të marrëveshjes janë shprehur se duan ta ruajnë marrëveshjen, duke thënë se po funksionon. Britania, Franca dhe Gjermania janë shprehur se shqetësimet ekzistuese duhet të zgjidhen me një marrëveshje shtesë.

Ashti si Presidenti Trump, zoti Netanyahu ka qenë një kritik i fortë i marrëveshjes, duke thënë se ajo i lejon Iranit mundësinë të zhvillojë me shpejtësi një armë bërthamore kur të skadojnë kufizimet.

Irani siguroi lehtësime të sanksioneve në shkëmbim për kufizimin e programit bërthamor. Teherani ka thënë se programi i tij ka vetëm synime paqësore.

Ministri i Jashtëm Iranian iranian Javad Zarif e cilësoi të paligjshëm vendimin amerikan për t’u tërhequr nga marrëveshja dhe u bëri thirrje vendeve të tjera të mos ndjekin këtë shembull.

Sipas medias shtetërore iraniane, Zarif u ka dërguar një letër ministrave të jashtëm të vendeve të tjera, duke u kërkuar që të “kompensojnë” humbjen që do të vuajë Irani nga dalja e Amerikës nga plani përbashkët, në mënyrë që të shpëtohet kjo marrëveshje.(voa)

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje