Home / Lajme / Ambasadorja franceze: Kryeprokurorit i ka mbaruar mandati
Ambasadorja franceze: Kryeprokurorit i ka mbaruar mandati

Ambasadorja franceze: Kryeprokurorit i ka mbaruar mandati

Ambasadorja franceze Christine Vasak, nga qyteti i Korçës ka komentuar çështjen e kryeprokurorit të përgjithshëm, duke e konsideruar si të përfunduar mandatin bazuar edhe në Kushtetutën e Shqipërisë.

Nga qyteti juglindor, diplomatja franceze ka preferuar që të mos japë një koment të drejtpërdrejtë lidhur me ecurinë e reformës në drejtësi, duke u shprehur se ky është një gjykim që do të bëhet nga disa vende dhe institucione.“Kushtetuta shqiptare përcakton kohëzgjatjen e një mandati. Mandati i kryeprokurorit të përgjithshëm përfundon sipas Kushtetutës dhe autoritetet kompetente janë ato që duhet të vendosin. Është një vlerësim që duhet të bëhet nga të gjithë shtetet anëtare të BE-së. Është një dëshirë e madhe e popullit që të bëhet pjesë e BE-së, Shqipëria është kandidate nga viti 2014, tani ka ardhur momenti të presim vendimin e institucioneve dhe autoriteteve europiane për hapjen e negociatave, por nuk duhet të nxitohemi. Kjo analizë do të bëhet duke u bazuar në sistemin e drejtësisë në Shqipëri”, tha Vasak.
Këto deklarata, ambasadorja i ka bërë nga Korça, ku ka qenë e pranishme në ceremoninë e përvitshme të Shpalljes së Krahinës Autonome të Korçës

Ambasadorja franceze: Kryeprokurorit i ka mbaruar mandati
Ambasadorja franceze: Kryeprokurorit i ka mbaruar mandati
Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje