Lajme

Akuzat për dhunë brenda në komisariat, pezullohen tre oficerë policie

Policia njoftoi hapjen e hetimeve ndërsa tre policë të dyshuar për dhunë kundër një të ndaluari në Vaun e Dejës u pezulluan pasi i ndaluari vrau veten dhe familjarët akuzuan policinë për tortura, rasti i tretë në pak javë me akuza për dhunë policore.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë urdhëroi pezullimin nga detyra të një shefi komisariati dhe dy punonjësve të policisë së Vaut të Dejës, pasi familja e Ardian Kallamit, i cili u vetëvra pasi ishte marrë në pyetje në komisariat, akuzoi policinë për ushtrim dhune.

“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit z.Ardi Veliu sot ka urdhëruar masën e pezullimit nga detyra, përkatësisht për P.Ç., Shef i Komisariatit të Vaut të Dejës dhe punonjësit Z.D dhe P. Zh., me detyra SPZ (Specialist policor i zonës)”, thuhet në njoftimin e policisë të publikuar në faqen e saj në Facebook.

Rasti i Ardian Kallamit, 47 vjeç, është i treti brenda pak javësh ku policia përballet me akuza për dhunim të të ndaluarve të dyshuar për krime të vogla. Sipas polic..

Loading...

Policia njoftoi hapjen e hetimeve ndërsa tre policë të dyshuar për dhunë kundër një të ndaluari në Vaun e Dejës u pezulluan pasi i ndaluari vrau veten dhe familjarët akuzuan policinë për tortura, rasti i tretë në pak javë me akuza për dhunë policore.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë urdhëroi pezullimin nga detyra të një shefi komisariati dhe dy punonjësve të policisë së Vaut të Dejës, pasi familja e Ardian Kallamit, i cili u vetëvra pasi ishte marrë në pyetje në komisariat, akuzoi policinë për ushtrim dhune.

“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit z.Ardi Veliu sot ka urdhëruar masën e pezullimit nga detyra, përkatësisht për P.Ç., Shef i Komisariatit të Vaut të Dejës dhe punonjësit Z.D dhe P. Zh., me detyra SPZ (Specialist policor i zonës)”, thuhet në njoftimin e policisë të publikuar në faqen e saj në Facebook.

Rasti i Ardian Kallamit, 47 vjeç, është i treti brenda pak javësh ku policia përballet me akuza për dhunim të të ndaluarve të dyshuar për krime të vogla. Sipas policisë, Kallami ishte marrë në pyetje në lidhje me vjedhjen e një banese fqinje me të tijën dhe më pas ishte lënë i lirë. Familjarët deklaruan se ai ishte dhunuar në komisariat dhe thanë se ai kishte arritur të regjistronte seancën e marrjes në pyetje me anë të telefonit të tij celular dhe sipas familjes, atij i kanë bërë presion të pranojë autorësinë e vjedhjes.

Më herët këtë muaj, Enea Ftoji, 27 vjeç, humbi jetën ndërsa ishte i ndaluar në pritje të gjykimit në Komisariatin e Korçës. Familjarët e tij, të cilët i përkasin bashkësisë rome në qytet, protestuan gjatë varrimit të të riut dhe akuzuan policinë për dhunë dhe keqtrajtim.

Po në Korçë, më 8 maj, Mariglen Muka, 34 vjeç nga fshati Kamenicë, akuzoi policinë se e kishte dhunuar për ta shtyrë të pranonte autorësinë e disa vjedhjeve të raportuara nga fshati i tij.

“Kur mohova akuzat, polici që më mori në pyetje më fyu dhe më pas më goditi me grushta dhe shkelma në kokë dhe pjesën e barkut. Nga goditjet humba ndjenjat. Pasi u përmenda më çuan në një tjetër zyrë dhe erdhi një mjek më bëri një qetësues,” tha ai për median.(birn)

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Akuzat për dhunë brenda në komisariat, pezullohen tre oficerë policie Akuzat për dhunë brenda në komisariat, pezullohen tre oficerë policieRating: 5.0
To Top