Lajme

Akuza e PD për Xhafajn, reagon Ngjela: Enveristë, edhe Klinton e kishte vëllain në burg për drogë dhe jo vetëm kaq, por e fali me dekret

Loading...

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar pas akuzave të opozitës për vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Duke i cilësuar këto akuza të opozitës si enveriste, Ngjela thotë se edhe Presidenti i Amerikës Klinton e kishte vëllain për drogë në burg dhe jo vetëm kaq, por e fali vëllanë me dekret.

Postimi i plotë i Ngjelës

Më kanë kërkuar shembull ndërkombëtar për çështjen Xhafaj…

Po ju jap shembullin që posa e shkrova në komentet e statusit.

Po si flisni kështu? Ku është rast ky për amerikanët. Nga Enver Hoxha do mësojnë shqiptarët akoma?

Presidenti Klinton ishte President i Amerikës dhe e kishte vëllain për drogë në burg. Nga komunizmi do mësoni ju ende?

Dhe jo vetëm kaq… Por Klintoni e fali vëllanë me dekret…

Ja ky është morali politik. Demokracia njeh vetëm zbatimin e ligjit.

Këtu duhet të qëndrojmë edhe ne… kurrë mos prisni nga moral i amerikan t’ju mbështesë për këtë psikologji enveriste… (TemA)

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Akuza e PD për Xhafajn, reagon Ngjela: Enveristë, edhe Klinton e kishte vëllain në burg për drogë dhe jo vetëm kaq, por e fali me dekret Akuza e PD për Xhafajn, reagon Ngjela: Enveristë, edhe Klinton e kishte vëllain në burg për drogë dhe jo vetëm kaq, por e fali me dekretRating: 5.0
To Top