Lajme

Ahmetaj-Gjiknuri reagojnë pas protestës së minatorëve: Një pjesë refuzojnë draftin, thirrje për bashkëpunim

Pas protestës së një grupi minatorësh për çështjen e statusit, kanë reaguar institucionet e linjës.

Përmes një deklarate të përbashkët për media, ministrat Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj theksojnë se prej kohësh është funksional një grup ndërinstitucional pune i përbashkët, i cili ka zhvilluar diskutime intensive me përfaqësuesit e sindikatave, dhe që janë dakordësuar për një draft.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë Ministria e Financave dhe Ekonomisë thotë se pengesa po haset nga një grup sindikatash të cilat kanë bllokuar procesin.

Ndër të tjera sqarohet:

“Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë Ministria e Financave dhe Ekonomisë Referuar protestës së zhvilluar gjatë ditës së sotme nga përfaqësues të sindikatave për çështjen e “Statusit të Minatorit”, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bashkë me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë sqaron opinionin publik se tanimë prej disa kohësh është funksional një grup ndërinstitucional pune i përbashkët që kryesohet nga..

Loading...

Pas protestës së një grupi minatorësh për çështjen e statusit, kanë reaguar institucionet e linjës.

Përmes një deklarate të përbashkët për media, ministrat Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj theksojnë se prej kohësh është funksional një grup ndërinstitucional pune i përbashkët, i cili ka zhvilluar diskutime intensive me përfaqësuesit e sindikatave, dhe që janë dakordësuar për një draft.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë Ministria e Financave dhe Ekonomisë thotë se pengesa po haset nga një grup sindikatash të cilat kanë bllokuar procesin.

Ndër të tjera sqarohet:

“Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë Ministria e Financave dhe Ekonomisë Referuar protestës së zhvilluar gjatë ditës së sotme nga përfaqësues të sindikatave për çështjen e “Statusit të Minatorit”, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bashkë me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë sqaron opinionin publik se tanimë prej disa kohësh është funksional një grup ndërinstitucional pune i përbashkët që kryesohet nga zv.ministrat përkatës Enis Aliko dhe Dajna Sorensen.

Ky grup pune ka zhvilluar diskutime intensive me përfaqësuesit e sindikatave, pjesa më e madhe e të cilëve janë dakordësuar mes tyre për një draft të cilin ja kanë paraqitur grupit të punës.

Fatkeqësisht, deri tani, ka dhe një pjesë përfaqësuesish sindikalë të cilët nuk kanë rënë dakord me draftin e propozuar nga pjesa kryesore e sindikalistëve.

Gjejmë rastin që tu bëjmë thirrje të gjithë përfaqësuesve sindikalë që të bëhen pjesë e diskutimeve në tryezën e grupit të punës, të bashkohen në qëndrime mbi një draft të vetëm i cili më pas ti nënshtrohet procedurave të përcaktuara në ligj”, theksohet në komunikatë. (TemA)

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Ahmetaj-Gjiknuri reagojnë pas protestës së minatorëve: Një pjesë refuzojnë draftin, thirrje për bashkëpunim Ahmetaj-Gjiknuri reagojnë pas protestës së minatorëve: Një pjesë refuzojnë draftin, thirrje për bashkëpunimRating: 5.0
To Top