Home / Kurioz / Zelandë e Re, fshati i vogël që kërkon të ndalojë macet

Zelandë e Re, fshati i vogël që kërkon të ndalojë macet

Në një fshat në Zelandën e Re, së shpejti mund të mos lejohen më macet. Ky është propozimi i bërë nga Këshilli për Ambientin në rajonin Southland drejtuar banorëve të Omauit, qytezë e vogël që ndodhet në ekstremin perëndimor të vendit. Qëllimi është ai për të mbrojtur oazin natyror të territorit.

Sipas tyre, macet janë përgjegjëse çdo vit për vdekjen e miliona zogjve dhe gjitarëve të vegjël, një shfarosje që kërcënon biodiversitetin.

Projektligji, i quajtur “Plani i menaxhimit të dëmeve” dhe i adresuar banorëve të fshatit të Zelandës së Re, parashikon që të gjithë pronarët e maceve duhet të sterilizojnë dhe mikroçipojnë kafshët. Shkelësit do të marrin njoftohen dhe do të paralajmërohen, por në rast të shkeljeve të mëtejshme, autoritetet mund të vendosin të sekuestrojnë kafshën.

Dokumenti, siç raportohet nga BBC, do të diskutohet në vjeshtë dhe qytetarët do të kenë kohë deri në tetor për të shprehur mendimin e tyre mbi strategjinë që do të miratohet. Vdekja e disa mostrave do të kërcënonte mbrojtjen e biodiversitetit të këtij cepi të vogël të parajsës së Zelandës së Re.

Zgjidhja ekstreme, sipas anëtarëve të Këshillit, është bërë e domosdoshme pas një monitorimi me kamera të instaluara në zonat e gjelbra të Omaui që tregon se si macet në liri vazhdimisht kërkojnë prenë e tyre të gjuetisë pavarësisht ftesave të vazhdueshme për popullatën që t’i mbajnë kafshët në shtëpi.

Pas publikimit të lajmit, popullata lokale është ngritur dhe grupe proteste janë krijuar në rrjetet sociale. “Pa një mace, shtëpia ime bëhet e sëmurë,” tha Nico Jarvis, një banore nga Otago.

“Tre macet e mia janë arma e vetme që kam në dispozicion për të luftuar brejtësit”, shtoi ai, “kështu që unë jam duke menduar për të bërë një peticion”.

31 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje