Home / Kurioz / Xhuljeta e denoncoi katër herë në Polici Xhaferr Matën, ishte i divorcuar me 1 fëmijë të vogël

Xhuljeta e denoncoi katër herë në Polici Xhaferr Matën, ishte i divorcuar me 1 fëmijë të vogël

Të tjera detaje janë mësuar rreth ngjarjes së rëndë që tronditi sot Tiranën. Xhafer Mata, 31 vjeç nga Kukësi por me banim në lagjen e “Don Boskos” në Tiranë qëlloi për vdekje një vajzë të re, 19 vjeçe me të cilën thuhet se kishte lidhje intime, dhe më pas vrau veten.

Ai jetonte në një shtëpi private, dy katëshe, bashkë me prindëerit dhe djalin e tij të mitur. “Xhafer Mata ishte divorcuar nga bashkëshortja pasi kishte njohur 19 vjeçaren Xhuljeta Cuni”, rrëfyen fqinjët e tij.

Xhuljeta gjithashtu banonte në “Don Bosko” dhe punonte si shitëse në supermarket. Ndërsa 31 vjecari edhe pse në facebook kishte publikuar një diplomë për inxhinieri mekanike, në të vertete punonte mekanik në një autoservis jo larg banesës së tij.
Sipas dëshmisë së fqinjëve, mëngjesin e sotëm Xhafer Mata e kishte lënë fëmijën e vogël vetëm 1 vjeç tek familja që jetonte me qira në vilën e tij dhe kishte dalë nga shtëpia pak para orës 08:00.

Disa minuta më pas ai i preu rrugën Xhuljeta Cunit, duke e lënë të vrarë në trotuar, e më pas ka shkrepur armën drejt vetes. Nuk dihet sakësisht nëse ata po konsumonin një lidhje dashurie sëbashku, apo thjesht Xhaferi ka qenë i fiksuar pas saj. Këto të dhëna pritet të mësohen nga policia e cila deri më tani është treguar e rezervuar në dhënien e informacione rreth krimit të rëndë.

Mësohet se vajza ishte ankuar katër herë në polici për kërcënimet dhe shqetësimet që i krijonte ish i dashuri i saj Xhaferr Mata, i cili nuk e pranonte ndarjen, deri sa në fund arriti të kryejë krimin makabër. Me premtimin se do ta linte të qetë vajzën, Mata i kishte shpëtuar ndjekjes penale dhe ishte lënë i lirë.

Para se ta qëllonte, 31 vjeçari ishte zënë me vajzën në rrugë. Dëshmitarët thanë se kur vajza i ktheu shpinën, ai kishte nxjerrë pistoletën duke e qëlluar. E shtrirë në tokëm Xhuljeta kishte dhënë shenja jete dhe Xhaferr Mata e kishte qëlluar për të dytën herë. Më pas, i tha kalimtarëve të tmerruar “Mos kini frikë se nuk ju bëj gjë” dhe kaloi në anën tjetër të rrugës, ku qëlloi veten e tij./zoneelire.al

The post Xhuljeta e denoncoi katër herë në Polici Xhaferr Matën, ishte i divorcuar me 1 fëmijë të vogël appeared first on Zonë E Lirë.

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje