Home / Kurioz / Talasemia – Kuriozitete dhe këshilla

Talasemia – Kuriozitete dhe këshilla

Kuriozitete dhe këshilla insertet nga emisioni “Pasditja ime” e bardhë
Përgatiti dhe lexoi tekstin: Klajd Gorica
Montazhi: Endri

Talasemia
Talasemia si fjalë e ka prejardhjen nga grekët, të cilët kur u kthyen nga deti thirrën thalasis që do të thotë det. Pasi kjo sëmundje ishte e zakonshme në mesdhe. Njihet si një çrregullim i trashëguar i gjakut në të cilin trupi prodhin një formë jonormale të “hemoglobinës”.
Nëse të dy prindërit tuaj janë bartës të talasemisë, keni më shumë shanse të trashëgoni një formë më serioze të sëmundjes.
Tre format kryesore të talasemisë janë talasemia alfa, talasemia beta dhe talasemia e mitur.
Për ta identifikuar mjafton tëkryeni analizën e elektroforezës.
Vjen për shkak të mungesës së balancës në prodhimin e Alpha dhe Beta globinës të cilat duhen të jenë të njëjta në sasi për të formësuar Hemoglobinën e rregullt. Ndaj për ta bërë sa më të thjeshtë do të ndjekim rrugën që ndjek një rruazë e kuqe gjakut.
Funksioni thelbësor i tyre është transmrtimi i oksigjenit kudo nëpër trup. Kjo ndodh me anë të hemoglobinës që ndihmon në transport. rruazat e kuqe ato të bardha, dhe pllakëzat notojnë në plazmë duke kryer secila funksionin e saj. Furnizimin me oksigjen, Mbrojtjen, dhe koagulimin pra ndalimin e gjakderdhjes.
Të gjitha këto prodhohen në kockë, por kur kemi zgjerim të palcës së kockave e cila nga ana e saj kërkon të prodhojë sa më shumë rruaza të kuqe por nuk arrin të prodhojë me hemoglobinën siç duhet, vjen V1 1:50 – Mungesa e oksigjenit që si pasojë sjell lodhje, këputje duke u dukur të zbehtë e të dobët.
Në botë numri i talasemikëve është i konsiderueshëm. Po si trajtohet
Këto rruaza të kuqe të dobëta po themi, kanë nevojë për ndihmë. Për ti trajtuar mjekët këshillojnë transfuzione të gjakut. Prej tyre pacienti merr të atë që i duhet pra rruaza të kuqe të reja e të forta.
Do të ishte bukur sikur gjithçka do të mbaronte këtu.
Fatkeqsisht qelizat e reja e të forta, nuk zgjasin pafundësisht, ato shpërbëhen dhe pas disa kohësh trupi rishfaq shenjat e këputjes. transfuzioni i vazhdueshëm do të pasojë, por ndërkohë gjatë shpërbërjes së qelizave të reja lëshohet në masë hekuri që hemoglobina përdor për të kapur oksigjenin. Ky hekur përthithet kryesisht nga zemra dhe mëlçia, gjë që e vështirson funksionimin normal të trupit. Këtu shfaqet dhe një tjetër karakteristikë talasemisë, errësimi i lëkurës, lodhja e vazhdueshme dhe rritja jo normale. Ndaj për të nxjerrë nga trupi gjithë atë hekur shtesë, përdoret një pompë dhe gjilpërë apo hape posaçerisht për këtë gjë.
S’duhet lënë pa përmendur. Ky mutacion gjenetik sjell dhe një avantazh. Mbrojtjen nga malarja. Në mesjetë kur kjo sëmundje bëri kërdinë në Evropë u pa se disa njerëz kryesiht nga mesdheu dukeshin të paprekshëm. më pas u vërtetua se ishte talasemia që u jete atyre imunitet. Talasemia është një sëmundje me të cilën mund të bashkëjetos. Rëndësi ka rregulli dhe ndjekja me rigorozitet e proçedurave të nevojshme.

Kryefaqja


https://www.facebook.com/RadioTelevizioniShqiptarRTSH/
https://twitter.com/RTSHALBANIA

Të drejtat mbrohen nga: OnAir.FM
www.facebook.com/onairfmnetwork

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje