Home / Kurioz / Përgjimet, reagon për herë të parë Fatmir Xhafaj: Po më shantazhojnë, akuzat janë qesharake

Përgjimet, reagon për herë të parë Fatmir Xhafaj: Po më shantazhojnë, akuzat janë qesharake

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj në një konferencë shtypi theksoi se vëllai i tij, nuk do të bënte asnjë ditë burg në Shqipëri, ndërsa i konsideroi të pacipë ata që e sulmuan atë. Xhafaj theksoi se i vëllai ka bërë 1 muaj burg në Itali në vitin 2012 dhe më pas është dëbuar.

Ministri u shpreh se ndiheshin të lënduar familjarisht për gjithçka po ndodhte.

Sipas Xhafës, audio-përgjimi është një sajesë e plotë, mashtrim dhe i bërë keq. Nëse opozita nuk e ka bërë këtë, ajo ka rënë pre.

Më poshtë pjesë nga fjala e Fatmir Xhafës

Pasi përfundova marrjen e të gjitha informacioneve. Lidhur me çështjen e dënimit të vëllait tim Agron Xhafaj. Siç e dini, ka marrë një dënim në Itali. Disa herë kam bërë deklarime publike në lidhje me këtë çështje.

Kushdo që kërkon të mësojë vërtetësinë e tyre në vite, mund ta verifikojë. Ngjarja ka ndodhur në 2012, vëllai im ka qenë 25 vjeç në atë kohë. Vëllai im është ndaluar për një muaj dhe më pas është dëbuar nga Italia. Unë kam qenë ministër i Infrastrukturës, dhe i kam kërkuar dorëheqjen kryeministrit të asaj kohe, Majko.

Vendimi përfundimtar ka vite që është në fuqi.

Ne do të gjejmë forcë dhe kurajë për këtë situatë të pazakontë familjare për t’ua bërë sa më të lehtë nënës, bashkëshortes dhe fëmijëve të tij të mitur.

Për ligjin shqiptar në fuqi, ndjekja penale është parashkruar rrjedhimisht; në Shqipëri, Agron Xhafaj nuk do të bënte asnjë ditë burg.

Prej vitit 2002, vëllai im ka jetuar në Shqipëri dhe nuk ka pasur asnjë problem ligjor, as edhe një. E verifikuar nga të gjitha institucionet ligjzbatuese të këtij vendi”, u shpreh Xhafa.

Lidhur me falsifikimin e Kodit të Procedurës Penale, është akuza më qesharake që kam dëgjuar për veten. Edhe sot nuk ju besoj veshëve kur e dëgjoj këtë akuzë. Qesharak komplet këta lloj njerëzish. Pa pikë personaliteti. Në këtë rast nuk mund t’ju thuash as spekulantë politikë.

E para nuk ka kontributin teknik timin në këtë çështje”, deklaroi Xhafa./zoneelire.al

The post Përgjimet, reagon për herë të parë Fatmir Xhafaj: Po më shantazhojnë, akuzat janë qesharake appeared first on Zonë E Lirë.

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje