Kurioz

Keni dhimbje mbrapa koke? Ky është shkaku pse ndodh kjo

Dhimbja mbrapa koke është gjithmonë një problem, e cila mund të vijë si rezultat i tensionit, stresit apo lodhjes.

Megjithatë, ajo mund të shfaqet edhe si rezultat i hernies diskale apo ndonjë lëndimi të mundshëm në pjesën e sipërme të qafës.

Dhimbja në pjesën e prapme të kokës mund të shoqërohet me disa simptoma ndaj të cilave duhet të jeni të vëmendshëm.

Këto simptoma janë: Mpirje e qafës; dhimbje therëse në krahun e majtë ose të djathtë të qafës; mpirje të kokës; dhimbje e fortë të syrit; dhimbje që intensifikohet pas çdo lëvizje të kokës dhe pamundësi në lëvizjen e qafës.

Shkaqet E Dhimbjes Mbrapa Koke

Tensioni

Kur koka dhemb si pasojë e luhatjeve të tensionit, dhimbja ka tendencën të qarkullojë në zona të ndryshme.

Kompresat ose dushi i ngrohtë ndihmojnë kundër dhimbjes, bashkë me mbajtjen nën kontroll të stresit.

Lëndimet E Qafës

Kur muskujt, ligamentet, tendinat dhe nervat e qafës lëndohen, dhimbja është e paevitueshme.

Për shembull, nëse keni qëndruar në një pozicion ..

Loading...

Për shembull, nëse keni qëndruar në një pozicion të gabuar për shumë kohë, zona mbrapa kokës do të dhembi më shumë.

Stërmundimi i muskujve të qafës i bën ato më të dobët dhe nxisin dhimbjen mbrapa koke.

Si Të Përballeni Me Dhimbjen Mbrapa Koke

Ndryshoni Mënyrën E Qëndrimit

Nëse mënyra se si qëndroni është problematike, sigurohuni ta ndryshoni atë.

Në rast se punoni përpara kompjuterit, sigurohuni që ekrani të jetë i ngritur dhe që qafa të mos qëndrojë e ulur.

Aktiviteti Fizik

Aktiviteti fizik është shumë i mirë për të forcuar muskujt dhe përmirësuar qëndrimin.

Kompresat E Ngrohta

Vendosni një kompresë të ngrohtë pas koke dhe mbajeni për 20 minuta për të ulur dhimbjen dhe zbutur inflamacionin.

Kur Duhet Të Shqetësoheni?

Është shumë e rëndësishme që të konsultoheni me një mjek në rastet kur:

Dhimbja përkeqësohet me kalimin e kohës;

Keni vështirësi në lëvizjen e krahut dhe ndieni dobësi muskulare;

Vëreni një rënie të shpejtë në peshë;

Pësoni fraktura të shpeshta;

Keni vështirësi në ecje.

The post Keni dhimbje mbrapa koke? Ky është shkaku pse ndodh kjo appeared first on Zonë E Lirë.

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Keni dhimbje mbrapa koke? Ky është shkaku pse ndodh kjo Keni dhimbje mbrapa koke? Ky është shkaku pse ndodh kjoRating: 5.0
To Top