Home / Kurioz / Infeksionet urinare – Kuriozitete dhe këshilla

Infeksionet urinare – Kuriozitete dhe këshilla

Kuriozitete dhe këshilla insertet nga emisioni “Pasditja ime” e bardhë
Përgatiti dhe lexoi tekstin: Klajd Gorica
Montazhi: Endri

INFEKSIONET URINARE

Sistemi urinar është mënyra me të cilën trupi flak tej toksinat e padëshiruara apo (mbeturinat). Në thelb, qëllimi kryesor i sistemit urinar është ruajtja e “homeostasit” e trupit të ruajë ekuilibrin acid-bazë të trupit.
S’duhet të harrojmë se sisteme të tilla si ai urinar, tretjes, apo dhe sisteme të tjera organesh jetësore u krijuan për ta mbajtur trupin të shëndetshëm dhe të aftë për t’i bërë ballë sëmundjeve. Por nëse ngarkesa e toksinave dhe / ose e mbeturinave është më e madhe se ajo që mund të trajtojnë këto sisteme, merreni me mend se çfarë ndodh.
Gjithsesi Infeksionet e Trakteve urinare janë mëse të zakonshëm dhe hasen veçanërisht tek femrat.
Faktikisht thuajse gjysma e të gjtha femrave do të vuaj nga ky infeksion në një faze të caktuar të jetës.
Përgjithësisht ndodh kur bakteriet që normalisht gjenden në fund të daljes së sistemit tretës, futen në sistemin Uretra e shkurtër te femrat nënkupton se bakterieve nuk u nevojitet ndonjë rrugë e gjatë për të infektuar fshikëzën.
Simptomat e zakonshme janë: (titra)
Djegie gjatë urinimit
Nevojë për të urinuar shpesh
Ndonjëherë me ngjyrë gjaku dhe e turbullt.
Infektimi urinar i vazhdueshëm kërkon vëmendjen e mjekut për përcaktimin e recetës, që mund të bëhet edhe thjesht me telefon në rastet e lehta, por nëse ndjeni temperaturë, dhimbje barku, dhimbje shpine, të përziera, apo të vjella dhe në rastet e përsësritjes pasi keni marrë njëherë mjekim, atëherë jo vetëm që duhet të shkoni te mjeku, por edhe të bëni një urinokulturë, apo analiza për infektimi të mundshëm të veshkave.
Për ata që nuk vuajnë, parandalimi vjen duke pirë mjaftueshëm gota ujë në ditë. Hidrimi i vazhdueshëm i largon bakteriet para se të shfaqin infeksion. Përveç higjenës që përfshin dushe të rregullta sidomos gjatë periudhave të nxehta, edhe urinimi pasi keni kryer mardhënie, është një tjetër mekanizëm mbrojtës.
Dhe e fundit por jo më pak e rëndësishme, mos e mbani gjatë urinën, por bëni pushime të rregullta për në tualet. Kjo s’do ti lejojë bakteriet të ndihen si në shtëpinë e tyre.

Kryefaqja


https://www.facebook.com/RadioTelevizioniShqiptarRTSH/
https://twitter.com/RTSHALBANIA

Të drejtat mbrohen nga: OnAir.FM
www.facebook.com/onairfmnetwork

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje