Kurioz

E vrau pasi refuzoi të martohej: “Më ndave nga familja, nga fëmija, pse ma bëre këtë?”, fjalët e fundit të Xhaferit

“Më ndave nga familja, më ndave nga fëmija. Më ndave nga njerëzit e mi, më shkatërrove jetën. Pse ma bëre këtë”?

Kështu mësohet t’i jetë drejtuar Xhafer Mata, ish- të dashurës, ndërsa ka pritur një përgjigje prej saj në rrugë ditën e sotme, kur mesa duket e kishte vendosur. Pak momente më pas e qëlloi dy herë. Të shtënat u dëgjuan në lokalet përreth, ndërsa shumë njerëz që ndodheshin aty mbetën të tronditur dhe nisën të largoheshin.

Historia e dashurisë së fshehtë mes një 31-vjeçari të martuar dhe një vajze vetëm 19 vjeçe përfundoi në dramë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm, (8 qershor) ora 08:10 përbri rrugës “Don Bosko”, në Tiranë kur Xhafer Mata qëlloi me 2 plumba pistolete Xhujleta Çunin dhe pasi kaluan 15 minuta qëlloi veten në kokë.

Vajza po shkonte për të dhënë provimin e letërsisë, pasi ishte maturante, ndërsa punonte si shitëse në një market.

Pikërisht pranë pallatit ku javën e fundit, Mata i ndërpriste rrugën çdo ditë Xhulietës, për ta bindur që ta merrte nuse..

Loading...

“Më ndave nga familja, më ndave nga fëmija. Më ndave nga njerëzit e mi, më shkatërrove jetën. Pse ma bëre këtë”?

Kështu mësohet t’i jetë drejtuar Xhafer Mata, ish- të dashurës, ndërsa ka pritur një përgjigje prej saj në rrugë ditën e sotme, kur mesa duket e kishte vendosur. Pak momente më pas e qëlloi dy herë. Të shtënat u dëgjuan në lokalet përreth, ndërsa shumë njerëz që ndodheshin aty mbetën të tronditur dhe nisën të largoheshin.

Historia e dashurisë së fshehtë mes një 31-vjeçari të martuar dhe një vajze vetëm 19 vjeçe përfundoi në dramë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm, (8 qershor) ora 08:10 përbri rrugës “Don Bosko”, në Tiranë kur Xhafer Mata qëlloi me 2 plumba pistolete Xhujleta Çunin dhe pasi kaluan 15 minuta qëlloi veten në kokë.

Vajza po shkonte për të dhënë provimin e letërsisë, pasi ishte maturante, ndërsa punonte si shitëse në një market.

Pikërisht pranë pallatit ku javën e fundit, Mata i ndërpriste rrugën çdo ditë Xhulietës, për ta bindur që ta merrte nuse në shtëpi, për të kurorëzuar kështu lidhjen intime disavjeçare.

Nga ana tjetër, 31-vjeçari, me profesion inxhinier mekanik dhe i punësuar në servisin e tij, brenda ambienteve të banesës private, ishte divorcuar prej pak muajsh nga bashkëshortja, me të cilën kishte edhe një fëmijë të mitur.

Refuzimi i vajzës për t’u martuar me të dashurin e sapondarë nga gruaja është edhe pista më e fortë hetimore, ku janë përqendruar specialistët e sektorit të Krimit Kundër Jetës në Policinë e Tiranës, ndërsa janë pyetur familjarët për të mësuar rrethanat e plota të krimit.

Vajza banonte pranë “Shinave të Trenit”, thuajse 500 metra larg banesës së 31-vjeçarit, ku familja e saj kishte ndërtuar shtëpinë prej disa vitesh, kur kishin ardhur nga Vinjolli i Matit.

Ndërsa Xhafer Mata, me origjinë nga Kalimashi i Kukësit jetonte në banesë private.

Njëri nga vëllezërit e tij jetonte në Britaninë e Madhe, ndërsa vëllai tjetër dhe motra banonin në Tiranë.

The post E vrau pasi refuzoi të martohej: “Më ndave nga familja, nga fëmija, pse ma bëre këtë?”, fjalët e fundit të Xhaferit appeared first on Zonë E Lirë.

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . E vrau pasi refuzoi të martohej: “Më ndave nga familja, nga fëmija, pse ma bëre këtë?”, fjalët e fundit të Xhaferit E vrau pasi refuzoi të martohej: “Më ndave nga familja, nga fëmija, pse ma bëre këtë?”, fjalët e fundit të XhaferitRating: 5.0
To Top