Home / Kurioz / E quajnë Njeriu Ujk, burri më leshator në botë ka 98 për qind të trupit të mbuluar me qime (Video)
E quajnë Njeriu Ujk, burri më leshator në botë ka 98 për qind të trupit të mbuluar me qime (Video)

E quajnë Njeriu Ujk, burri më leshator në botë ka 98 për qind të trupit të mbuluar me qime (Video)

Burri që ka pothuajse tërë trupin e mbuluar me qime, tregon me krenari epitetin e ‘njeriut më leshator në botë’, pas vite të tëra ngacmimesh dhe bulizmi.

Larry Gomez nga Kalifornia e Shteteve të Bashkuara, është quajtur Njeriu Ujk, pasi 98 për qind e trupit të tij – përfshirë edhe fytyrën – është e mbuluar me një shtresë të errët qimesh, transmeton Telegrafi.

E quajnë Njeriu Ujk, burri më leshator në botë ka 98 për qind të trupit të mbuluar me qime (Video)
E quajnë Njeriu Ujk, burri më leshator në botë ka 98 për qind të trupit të mbuluar me qime (Video)

Ai ka lindur me një çrregullim të rrallë gjenetik të njohur si hypertrichosis – që në mbarë botën, ka prekur më pak se 100 njerëz deri më tani, ndërsa dy prej tyre i ka kushërinj.

Fëmijët e kishin ngacmuar mizorisht Gomez – emri i vërtetë i të cilit është Victor – gjatë kohës së shkollimeve, duke bërë që ai të izolohet në masë të madhe.

Por, pasi bëri emër në Hollywood, u mësua me dukjen që ka dhe tani po mundohet t’i ndihmojë tjerët që kanë gjendjen e njëjtë.

Me të fituar vetëbesimin, Larry gjeti edhe dashurinë e jetës teksa po kërkonte të blinte banesë, ndërsa u martua me Alicia Martinez më 2011.

Shkaku i dukjes, atë e kanë angazhuar në shumë projekte kinematografike, ku kërkohet që të pranohen njerëzit me dukje ndryshe.

Gjatë vitit 2000, së bashku me dy kushërinjtë e tij leshator, kishte fituar Rekordin Botëror të Ginisit, si familja më leshatore ndonjëherë.

 

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje