Home / Kurioz / Dhimbjet e shpinës dhe qafës – Kuriozitete dhe këshilla

Dhimbjet e shpinës dhe qafës – Kuriozitete dhe këshilla

Kuriozitete dhe këshilla insertet nga emisioni “Pasditja ime” e bardhë
Përgatiti dhe lexoi tekstin: Klajd Gorica
Montazhi: Endri

DHIMBJET E SHPINËS DHE QAFËS
Teksa sheh këta profesionistë që e bëjnë çlirimi nga dhimbjet duket aq i lehtë . Gjithsesi mos e provoni në shtëpi. Është shumë më e ndërlikuar seç duket, pasi për të mbërritur tek pjesa e masazhit paraprakisht dhe mjekut i duhet informacion për gjenezën pra prejardhjen e bllokimit.
Dhimbjet e qafës nuk mund të mendohen pa ato të shpinës. Kjo për faktin se të dyja dhimbjet shfaqen si në simbiozë me njëra tjetrën, edhe pse teknikisht janë dy zona qartësisht të dallueshme të trupit.
Shkaqet e ndryshme që sjellin dhimbjet e qafës shpesh janë shumë të ngjashme me ato të dhimbjes së shpinës.

Për shembull, ngjarjet traumatike si rënia e papritur, shembja përdhe, rrëshqitja, natyrisht që çojnë në dhimbje qafe. Por përveç tyre kemi dhe problemin më të zakonshëm, dhimbjen mekanike të qafës.

Kjo vjen kryesisht prej çekuilibrit të forcave ose mosbalancim të presionit në indet e buta të qafës suaj.

Na kanë mësuar gjithmonë që të kemi zakon për t’u ulur sa më për së larti dhe sa më drejtë të mundemi. Por koka jonë priret të zhvendoset pak përpara. Veçanërisht me punën në kompjuter dhe me shtypjen që duhet të bëjmë në tastierë.

Koka peshon rreth 5-6 Kg. Por kur e kemi të zhvendosur 3 deri në 5 cm përpara nga pozicioni asnjëanës, ajo mund të fillojë të peshojë nga 10 deri në 13.5 Kg.

Mendoni sikur të mbanit një kuti 13 kg ngjitur me trupin dhe më pas me krahët e drejtuar përpara. Është shumë më e lehtë për t’u mbajtur kur është më afër.

Ky është efekti i kokës përpara. Dhe indet që priren të dëmtohen janë fatkeqësisht indet e buta. Kërcili ose disqet. Ata mund të fillojnë të plasin ose të çahen. Ndoshta mund të fillojnë dhe të shfryjnë, degjenerojnë ose dhe hernie.

Simptoma që shfaqin janë të ndryshme, si dhimbje qafe, ndjesia e shpimit sikur të ngulen thika e madje edhe probleme të ekstremitetit të sipërm si dhe dhimbje koke.

Pra, është e ngjashme me një rastet e dhimbjes së shpinës.

Kemi dhe rastin kur disa njerëz papritmas zgjohen një mëngjes duke gjetur qafën të përdredhur në njërën anë dhe të mbërthyer në atë pozicion. Kjo njihet si torticollis akute dhe shkaktohet nga dëmtimi i muskujve të qafës. Kësaj here dhimbja është qartësisht e dallueshme nga ajo e shpinës.

Shkaku i saktë i tortikollit akut është i panjohur, por mund të shkaktohet nga lëvizshmëria e gabuar, duke fjetur pa përkrahjen e përshtatshme për qafën, ose duke mbajtur ngarkesa të pabalancuara të rënda (për shembull, një qese të rëndë vetëm me një krah).

Tortikollat akute zakonisht zgjat vetëm 24 deri në 48 orë rrallë herë mund të zgjasi deri në një javë.
Ka dhe lloje të tjera dhimbjeje të qafës e shpinës por tani le të përqendrohemi tek disa hapa që mund të ndjekim në kushtet e shtëpisë, për të lehtësuar sadopak dhimbjet

Për shumicën e llojeve të dhimbjes së së përgjithshme të qafës, këshillia e parë është të vazhdoni me veprimtarinë e përditshme, të lëvizni vazhdimisht dhe të merrni ilaçe për të lehtësuar simptomat.

Për shembull të merrni doza të rregullta të paracetamolit, ibuprofen ose një kombinim të të dyjave, për të kontrolluar dhimbjen – F10 Me xhel ibuprofen mund të fërkoni qafën si një alternativë për të mos marrë tableta (gjithmonë ndiqni udhëzimet që vijnë me ilaçe)
Provoni të mbani një shishe me ujë të nxehtë ose F12 kompresë nxehtësie në qafë – kjo mund të ndihmojë në reduktimin e dhimbjeve dhe të çdo spazme të muskujve, edhe pse disa njerëz janë të mendimit se kompresate e ftohta të ofrojnë lehtësim më të mirë
Flini në një jastëk të ulët dhe të fortë gjatë natës – duke përdorur shumë jastëkë mund të detyroni qafën tuaj të përkulet në mënyrë jo natyrale.
Kontrolloni qëndrimin tuaj fizik – një qëndrim i keq përkeqëson dhimbjen dhe madje mund ta shkaktojë
Shmangni mbajtjen e qafores – nuk ka dëshmi që vërtetojnë se qaforja do të ndihmojë për të shëruar qafën. Përgjithësisht është më e mirë ta mbani vazhdimisht të lëvizshme
• Shmangni vozitjen në qoftë se e keni të vështirë ta ktheni kokën – kjo mund t’ju a vështirësojë fushëpamjen.
Nëse qafa juaj është e ngurtësuar ose e përdredhur, provoni disa Ushtrime të qafës – butësisht forcojini muskujt e qafës, teksa e lëvizni kokën para prapa dhe anash nga njëra anë në tjetrën, dhe si ta ktheni me kujdes qafën tuaj nga e majta në të djathtë; Këto ushtrime do të ndihmojnë në forcimin e muskujve të qafës dhe në përmirësimin e lëvizjes suaj

Kryefaqja


https://www.facebook.com/RadioTelevizioniShqiptarRTSH/
https://twitter.com/RTSHALBANIA

Të drejtat mbrohen nga: OnAir.FM
www.facebook.com/onairfmnetwork

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje