Home / Kurioz / Çrregullimet e gjumit – Kuriozitete dhe këshilla

Çrregullimet e gjumit – Kuriozitete dhe këshilla

Kuriozitete dhe këshilla insertet nga emisioni “Pasditja ime” e bardhë
Përgatiti dhe lexoi tekstin: Klajd Gorica
Montazhi: Endri

Çrregullimet e gjumit
Çrregullimet e gjumit shpeshherë vijnë si pasojë e sjelljeve tona sociale.
Shumë njerëz të cilët disa punë nuk i kanë mbyllur ende me shumë gjasa rrinë zgjuar edhe natën vonë. Për të fjetur, marrin një gjumëndjellës dhe kaq. Zakon I rrezikshëm
Të gjithë gjumëndjellësit në tre muaj ju bëjnë të varur, disa kanë dhe efekte anësore si lodhje në ditën që pason. Nuk janë për përdorim të gjatë.
Të tjerë I mësojnë fëmijët të vijnë në çfarëdolloj ore në dhomën e prindërve. Në këtë mënyrë përveçse prishin gjumin e vet çrregullojnë edhe atë të fëmijës. Sigurisht ka përjshtime, pasi ndonjëherë fëmijët kanë nevojë për praninë e prindit, por kur kjo zgjat për disa muaj, atëherë fëmijët vështirë të mund apo të duan të flenë më në dhomën e tyre.
Shoqërimi dhe qëndrimi në shtratin e fëmijës deri sa të përgjumet sërish, do t’ju kursejë çrregullimet me gjumin. Dhe një lexim gjithnjë në të njëjtën kohë, s’do ishte kohë e keqe, fundja fëmijët kanë nevojë për zakone, kjo u jep siguri dhe një cikël gjumi të rregullt.
Ndërsa ju mësohuni të krijoni atmosferën e nevojshme të errët e të qetë dhe gjithnjë në të njëjtin orar.
Zgjimi jashtë orëve biologjike për shkak të punës, që në orën 4 apo 5 të mëngjesit. Madje duhet të jenë të vëmendhëm edhe pse ora e brendshme është çakorduar. Presioni I gjakut është në pikën të ulët, temperature e trupit më e ulët se gjatë ditës. Trupi ndihet I lodhur dhe tërësisht paqef.
Edhe truri është I programuar për gjumë. Ndaj nuk përqëndrohet dot. Ata që punojnë jashtë orareve biologjike, kanë gjumë të çrregullt dhe janë të prirur për sëmundje të zemrës. Ndaj shmangeni këtë lloj pune.
V1 03:22 – 03:50 + 04:22 – 04:31 Të qëndruarit para televizorit pa ndalim, duke menduar për problemet, nëse shtoni edhe alkoolin sapo krijuat trinomin vetëshkatërrues të gjumit. Alkooli edhe pse ndihmon në pëshpejtimin e gjumit, ka dhe një pasojë tjetër, prishjen e cilësisë së gjumit. Bashkuar me televizorin nxit ëndrrat që lidhen me problemet e përditshme dhe shpeshherë edhe gërhitjen. E pranushme do ishte një gotë verë apo një shishe birrë, por më e mira hiqni dorë plotësisht nga ky zakon.
Hulumtuesit na dëftojnë se edhe 2 orë gjumë më pak, ndikojnë drejtpëdrejt në aftësitë dhe humorin tonë gjatë ditës.
Edhe pse ekonomia kërkon që njerëzit të punojnë në jashtë orarëve biologjike. Edhe pse mosha e re e përballon këtë, pas të dyzetave çregullimet e gjumit do të jenë të pashmangshme.
MBYLLJA

Kryefaqja


https://www.facebook.com/RadioTelevizioniShqiptarRTSH/
https://twitter.com/RTSHALBANIA

Të drejtat mbrohen nga: OnAir.FM
www.facebook.com/onairfmnetwork

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje