Home / Kurioz / Cikli menstrual – Çfarë është – Kuriozitete dhe këshilla

Cikli menstrual – Çfarë është – Kuriozitete dhe këshilla

Kuriozitete dhe këshilla insertet nga emisioni “Pasditja ime” e bardhë
Përgatiti dhe lexoi tekstin: Klajd Gorica
Montazhi: Endri

Cikli menstrual – Çfarë është
Vetëm një dorë speciesh në planet shfaqin ngjashmëri në një proçes paksa të çuditshëm ciklin menstrual.
Majmunët, gorrillat, lakuriqët e natës e disa lloj brejtësish, janë të vetmit gjitarë që kanë cikle.
Por njerëzit e bëjnë mëshumë se çdo kafshë tjetër, edhe pse duket si humbje ushqimesh dhe mund të jetë e bezdishme.
Po çfarë kuptimi ka ky proçes biologjik jo fort i zakontë?
Përgjigja nis me shtazaninë, gjatë së cilës burimet e trupit përdoren në mënyrën më të volitshme për të formësuar një mjedis të përshtatshëm për mirëmbajtjen e fetusit, duke krijuar një parajsë të brendshme që nëna të ushqejë foshnjen që rritet. Deri këtu gjithçka duket frymëzuese por kemi dhe anën tjetër të medaljes që nuk para përmendet.
Duke qenë se nëna dhe fëmija nuk kanë të njëjtat gjene, porse fëmija trashëgon gjysmën e gjeneve edhe nga babai, këto të fundit mund të shfaqin taktitkat e veta mbijetuese duke thithur më shumë burime nga trupi i nënës. Ky konflikt interesi i evolucionit e vendos gruan dhe foshnjen e saj në një lloj lufte biologjike, e cila ndodh brenda mitrës.
Organi kryesor këtu është placenta e cila parimisht mbron dhe kontrollon ushqimin nga nëna tek fetusi, V1 por tek njerëzit dhe disa gjallesa, placenta ndërhyn dhe anasjelltas drejtpërdrejt në sistemin e qarkullimit të gjakut tek nëna, duke pompuar hormone që sjellin furnizimin e vazhdueshëm me gjak të fetusit.
Një fetus me akses kaq të pakufizuar mund të lëshojë hormone duke ndikuar në trupin e nënës me rritjen sheqerit në gjak, zgjerimin e artierieve dhe të rritjen e presionit të gjakut.
Teksa shumica e nënave gjitare mund ti ripërthithin embrionet nëse nevojitet, tek njerëzit nëse fetusi lidhet me furnizimin e gjakut, çfarëdolloj ndërhyrje në atë lidhje apo problem në fetus, mund të rrezikojë shëndetin madje dhe jetën e nënës.
Këtu merr një lloj kuptimi cikli menstrual, si përzgjedhës paraprak natyral për të mbajtur vetëm fetuset më të shëndetshëm.
Shtatzania nis me një proçes të quajtur implementim, ku embrioni vendoset në endometër, që rrethon Uterusin. Endometri është zhvilluar për ta bërë të vështirë vendosjen, në mënyrë që vetëm embrionet e shëndetshme të mund të mbijetojnë.
Në rastat kur embrioni nuk e kalon këtë provim, ai sërish mund të arrijë të kapet madje edhe të ndërfutet në endometër, por teksa vdes mund ta lërë nënën të pambrojtur ndaj infeksioneve, dhe çdo herë që ndodh mund të lëshojë sinjale fallco për hormonet.
Trupi kundëreagon thjesht duke nxjerrë jashtë çfarëdolloj rreziku të mundshëm, sa herë që ovulimi nuk sjell një shtatzani të shëndetshme, dhe mitra pastrohet nga çdo mbetje e endometrit, me gjithë vezët jo të ngjizura, apo embrionet e sëmurë apo të vdekur.
Në rastet kur veza është e jo e ngjizur, do të shpërbëhet, dhe duke qnë se nuk kemi të bëjmë me shtatzani muret e uterusit nuk janë të nevojshëm, kështuqë femrës do t’i vijnë ato që rëndom njihen si periodat, e kështu cikli rifillon sërsih.
Pra mensturacionet janë një proçes mbrojtës që ndodh në mënyrë periodike. Ato mund të zgjasin nga disa ditë deri në një javë. Cikël quhet koha midis dy mensturacioneve, zakonisht 28 ditë. Ditë e parë e tyre fillon kur Uterusi nis pastrimin e mureve. Sapo perioda mbaron uterusi bëhet sërish gati për të mirëpritur një vezë të ngjizur.

Kryefaqja


https://www.facebook.com/RadioTelevizioniShqiptarRTSH/
https://twitter.com/RTSHALBANIA

Të drejtat mbrohen nga: OnAir.FM
www.facebook.com/onairfmnetwork

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje