Kurioz

Arrestohet një prej autorëve të vrasjes së biznesmenit në Vlorë

Biznesmeni nga Vlora, Vasil Dervishaj, u vra tre ditë më parë dhe sot, policia ka vënë në pranga një prej autorëve të kësaj ngjarje.

Sipas të dhënave zyrtare, strukturat Policore të Seksionit Kundër Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë e Policisë Vlorë, kanë bërë zbatimin e Urdhrit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për ndalimin e shtetasit me iniciale A.C., 28 vjeç, banues në Vlorë.

Gjithashtu mësohet se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– 1 automjet tip “Audi” me targa AA830RA, dhe 1 palë targa të tjera (italiane) AH63435, (që dyshohet se janë përdorur në momentin e kryerjes së krimit),
– 1 xhup dhe 1 kapuç.

Ndërkaq. policia vijon punën për kapjen dhe ndalimin e autorit tjetër të kësaj ngjarje. Një ditë më parë policia arrestoi dy bashkëpunëtorët që ndihmuan dy autorët e vrasjes të largoheshin pas krimit Nekid Arapi, 21 vjeç dhe Amarildo Grembi (Muka), 28 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Po dje u shpallën në kërkim dy autorët e dyshuar të vrasjes së 29-vjeçarit, ..

Loading...

Po dje u shpallën në kërkim dy autorët e dyshuar të vrasjes së 29-vjeçarit, konkretisht shtetasit me inicialet E.A., 31 vjeç dhe A.C., 28 vjeç, të dy lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë.

Vrasja e biznesmenit, baba i një djali të vogël ndodhi tek ish-kombinati i peshkut në lagjen “Pavarësia”, ku Dervishaj u qëllua disa herë me armë nga dy persona ndërsa ndodhej në mjetin e tij tip “Ford” me targa italiane “OD 476 AF” me të cilën po udhëtonte.

I riu ka tentuar të hapë derën e makinës për t’u larguar, por nuk ka mundur dot dhe ka ndërruar jetë jashtë mjetit të tij. Vasil Dervishaj ishte pronar i dy bizneseve në Vlorë, si dhe tregtar kafeje.
Viktima rezultonte person me precedent penal, pasi ishte dënuar më herët për trafik droge./balkanweb

The post Arrestohet një prej autorëve të vrasjes së biznesmenit në Vlorë appeared first on Zonë E Lirë.

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Arrestohet një prej autorëve të vrasjes së biznesmenit në Vlorë Arrestohet një prej autorëve të vrasjes së biznesmenit në VlorëRating: 5.0
To Top