Home / Kurioz / Ariu ndihmon trajnerin e tij të lënduar në karrocë, i cili theu këmbët pasi u rrëzua nga 20 metra lartësi (Video)
Ariu ndihmon trajnerin e tij të lënduar në karrocë, i cili theu këmbët pasi u rrëzua nga 20 metra lartësi (Video)

Ariu ndihmon trajnerin e tij të lënduar në karrocë, i cili theu këmbët pasi u rrëzua nga 20 metra lartësi (Video)

Një burrë i cili ka trajnuar tre arinjtë qysh kur ata ishin të vegjël, është parë duke u ndihmuar nga njëri prej këtyre arinjve që shtynë karrocën në të cilën ai gjendej.

Trajneri i kafshëve Oleg Alexandrov, që ishte rrëzuar nga një lartësi prej 20 metrave gjatë një shfaqe në cirkun Nizhegorodski, ka mbetur me dy këmbët dhe njërën dorë të thyer, transmeton Telegrafi.

“Gjithmonë e kemi blerë ushqimin në dyqane për këta arinj sa ishin të vegjël, dhe u jepnim pije nga shishet”, ka deklaruar Oleg.

Por, ai frikësohej se arinjtë nuk do të mund ta njohin, pasi për muaj të tërë ka qëndruar në spital duke u shëruar.

“Isha shumë i brengosur nëse mungesa e kontaktit do të ndikojë në lidhjen tonë që e kemi. Nuk e dija nëse do të më pranonin sërish, apo do të krijohej një lloj hendeku mes nesh”, ka shtuar ai.

Por kjo brengë e tij doli të jetë e panevojshme, pasi arinjtë e pranuan shumë mirë Olegun, ku njëri prej tyre e ndihmoi duke ia shtyrë karrocën derisa po dilte nga spitali.

Ariu i “pagëzuar” me emrin Yasha, shihet se si i gëzuar me prezencën e trajnerit, shtynë karrocën e tij nëpër rrugët e mbuluara me borë në Moskë.

 

Ariu ndihmon trajnerin e tij të lënduar në karrocë, i cili theu këmbët pasi u rrëzua nga 20 metra lartësi (Video)
Ariu ndihmon trajnerin e tij të lënduar në karrocë, i cili theu këmbët pasi u rrëzua nga 20 metra lartësi (Video)

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje