Kurioz

Amfiteatri tek Liqeni i Tiranës hapet së shpejti: Falas apo me pagesë?

Amfiteatri tek Liqeni i Tiranës është investimi më i ri në kryeqytet për botën e artit, i cili do të hapet për publikun më 30 maj dhe ka një kapacitet prej 1500 vendesh.

Të ftuar në studio për të folur mbi këtë amfiteatër kanë qenë Arjan Sukniqi dhe Blendi Gonxhe, si edhe aktori e regjisori Laert Vasili, i cili do të mbajë në këtë amfiteatër, teatrin muzikal “Këngë dashurie me korba”.

Në lidhje me këtë vepër, Blendi Gonxhe është shprehur se ata kanë shndërruar amfiteatrin që ishte ndërtuar që prej 1974, i cili ishte punuar me materiale të dobëta dhe kishte thyerje, rrëzime, duke dalë kështu jashtë përdorimit “Ne nuk e rindërtuam amfiteatrin, e bëmë nga e para atë”, u shpreh ai.

“Mund edhe të mos ishte amfiteatër se duhet të jetë krejtësisht rrumbullak që të jetë e tillë, por ka rëndësi që njerëzit e lidhnin me këtë emër dhe ndaj e mbajtëm emrin si amfiteatri i Tiranës”, u shpreh Gonxhe.

Sipas Arjan Sukniqit, i gjithë amfiteatri i ri ka pasur një buxhet shpenzimi prej 400 mijë dolla..

Loading...

Amfiteatri tek Liqeni i Tiranës është investimi më i ri në kryeqytet për botën e artit, i cili do të hapet për publikun më 30 maj dhe ka një kapacitet prej 1500 vendesh.

Image may contain: tree, plant, grass, outdoor and nature

Të ftuar në studio për të folur mbi këtë amfiteatër kanë qenë Arjan Sukniqi dhe Blendi Gonxhe, si edhe aktori e regjisori Laert Vasili, i cili do të mbajë në këtë amfiteatër, teatrin muzikal “Këngë dashurie me korba”.

Në lidhje me këtë vepër, Blendi Gonxhe është shprehur se ata kanë shndërruar amfiteatrin që ishte ndërtuar që prej 1974, i cili ishte punuar me materiale të dobëta dhe kishte thyerje, rrëzime, duke dalë kështu jashtë përdorimit “Ne nuk e rindërtuam amfiteatrin, e bëmë nga e para atë”, u shpreh ai.

Image may contain: plant, tree, grass, house, sky, outdoor and nature

“Mund edhe të mos ishte amfiteatër se duhet të jetë krejtësisht rrumbullak që të jetë e tillë, por ka rëndësi që njerëzit e lidhnin me këtë emër dhe ndaj e mbajtëm emrin si amfiteatri i Tiranës”, u shpreh Gonxhe.

Sipas Arjan Sukniqit, i gjithë amfiteatri i ri ka pasur një buxhet shpenzimi prej 400 mijë dollarësh, një shumë e vogël, por me të cilën është bërë një punë shumë e madhe.

Image may contain: tree, plant and outdoor

“Ky është një investim i cili u bë me pak lekë, u përzie me shumë dashuri dhe pasion. I kemi ndejtur te koka për t’u bërë më e mira. Për mendimin tim, ky amfiteatër është gjëja më e bukur e Tiranës sot për sot, pas sheshit të ri”, u shpreh Sukniqi.

Image may contain: tree, sky, plant, grass, outdoor and nature

The post Amfiteatri tek Liqeni i Tiranës hapet së shpejti: Falas apo me pagesë? appeared first on Zonë E Lirë.

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Amfiteatri tek Liqeni i Tiranës hapet së shpejti: Falas apo me pagesë? Amfiteatri tek Liqeni i Tiranës hapet së shpejti: Falas apo me pagesë?Rating: 5.0
To Top