Home / Jeta / Vrasja në Vlorë, “arrest me burg” për autorin e dyshuar

Vrasja në Vlorë, “arrest me burg” për autorin e dyshuar

Gjykata e Vlorës ka lënë në arrest me burg njërin prej autorëve të dyshuar të vrasjes së 29-vjeçarit Vasil Dervishaj, ngjarje e ndodhur të hënën e 4 qershorit.

28-vjeçari A. Çaushaj u ndalua një ditë më parë pas urdhrit të Prokurorisë së Vlorës, ndërsa sot është njohur me masën e sigurisë “arrest me burg”, sikurse edhe njëri prej dy personave që ndihmuan në vrasjen e Dervishajt, Amarildo Grembi.

Ndërkohë, i dyshuari tjetër si person që ndihmoi në vrasje, Nekid Arapi është lënë në “arrest shtëpie” me mbikëqyrje elektronike. Vendimet janë dhënë nga gjyqtarja Elona Mihali.

Mbi 28-vjeçarin Çaushaj rëndojnë akuzat për “vrasje me paramendim, kryer në bashkëpunim” dhe “mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”. Gjatë hetimeve janë sekuestruar një automjet Audi, një palë targa italiane që dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së krimit, një xhup dhe një kapuç. Policia po përpiqet ende për ndalimin e autorit tjetër të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje