Jeta

Vlorë, sekuestrohen armë, municione luftarake dhe drogë

Policia e Vlorës ka sekuestruar armë, municione luftarake dhe drogë në stanin e një 35-vjeçari, të cilin e ka shpallur në kërkim. Policia njofton se kanë sekuestruar 4 automatikë dhe 246 kg kanabis në stanin e shtetasit A. N., ndërsa vijon puna intensive për kapjen e këtij të fundit.

Në stanin e shtetasit A.N. janë sekuestruar: 4 armë zjarri tip automatik; 4 krehëra model 56; 210 fishekë model 56; 246 kg kanabis.

Në përfundim të veprimeve hetimore është bërë shpallja në kërkim e shtetasit A.N., 35 vjeç, banues në Kuç, si dhe po punohet për kapjen dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprat penale ”Prodhim, shitja e narkotikëve” dhe ”Mbajtja pa leje e prodhimi armëve shpërthyese dhe municionit”.

2 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Vlorë, sekuestrohen armë, municione luftarake dhe drogë Vlorë, sekuestrohen armë, municione luftarake dhe drogëRating: 5.0
To Top