Jeta

Vettingu, kalon në ‘sitë’ anëtari i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj

Pas Gjykatës Kushtetuese e cila është zhytur në një krizë të paprecedentë pas dorëheqjes së disa prej anëtarëve dhe moskalimit të procesit të rivlerësimit të disa të tjerëve, radhën për të kaluar në sitën e Vettingut e ka Gjykata e Lartë.

Nga ky institucion i rëndësishëm i sistemit të drejtësisë i pari që doli përpara trupës së KPK është gjyqtari Edmond Islamaj.

Gjyqtari Islamaj është i pranishëm në seancën e KPK-së, ndërsa në nisje të saj është shënuar një incident sporadik, sepse ai nuk ka paraqitur dokumentin e identifikimit, pasi nuk e kishte me vete.

Trupa gjykuese përbëhet nga Suela Zhegu, Pamela Qirko dhe Genta Tafa (Bungo). Relatorja e çështjes gjatë leximit të raportit për Islamajn ka thënë se sipas ILDKPI gjyqtari në fjalë ka bërë deklarim të saktë të pasurisë dhe ka qenë bashkëpunues.

ILDKPI thotë se nuk ka fshehje pasurie dhe as konflikte. Në raport thuhet se apartamenti 81.5 m2 që ka në posedim gjyqtari Islamaj, nuk është i tij, por i prindërve, të cilët ja kanë dhurua..

Loading...

Pas Gjykatës Kushtetuese e cila është zhytur në një krizë të paprecedentë pas dorëheqjes së disa prej anëtarëve dhe moskalimit të procesit të rivlerësimit të disa të tjerëve, radhën për të kaluar në sitën e Vettingut e ka Gjykata e Lartë.

Nga ky institucion i rëndësishëm i sistemit të drejtësisë i pari që doli përpara trupës së KPK është gjyqtari Edmond Islamaj.

Gjyqtari Islamaj është i pranishëm në seancën e KPK-së, ndërsa në nisje të saj është shënuar një incident sporadik, sepse ai nuk ka paraqitur dokumentin e identifikimit, pasi nuk e kishte me vete.

Trupa gjykuese përbëhet nga Suela Zhegu, Pamela Qirko dhe Genta Tafa (Bungo). Relatorja e çështjes gjatë leximit të raportit për Islamajn ka thënë se sipas ILDKPI gjyqtari në fjalë ka bërë deklarim të saktë të pasurisë dhe ka qenë bashkëpunues.

ILDKPI thotë se nuk ka fshehje pasurie dhe as konflikte. Në raport thuhet se apartamenti 81.5 m2 që ka në posedim gjyqtari Islamaj, nuk është i tij, por i prindërve, të cilët ja kanë dhuruar.

Ndërkohë vetë KPK, bëri të ditur relatorja Genta Tafa(Bungo) ka kryer hetim të thelluar dhe ka analizuar provat e dorëzuara nga vetë subjekti.

5 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Vettingu, kalon në ‘sitë’ anëtari i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj Vettingu, kalon në ‘sitë’ anëtari i Gjykatës së Lartë, Edmond IslamajRating: 5.0
To Top