Jeta

Vetting për Adriatik Llallën, KPA vendos më 11 qershor për ish-kryeprokurorin

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit ka nisur seanca për ish prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla, lidhur me procesin e rivlerësimit ndaj tij.

Vetë Llalla nuk ka qenë i pranishëm por përfaqësohet nga avokati i tij Sokol Hazizaj. Komisioneri publik Florian Ballhysa kërkoi prishjen e vendimit të KPK për Llallën, për ndërprerje të procesit të rivlerësimit.

Sipas komisionerit, Llalla është ende magjistrat, pasi sipas tij dorëheqja e ish kryeprokurorit nuk është shprehur përmes formës dhe procedurës ligjore, prandaj është nul.

“Pa u materializuar dorëheqja në formën e procedurën e parashikuar në ligj nuk mund të prodhojë asnjë efekt juridik, qoftë ky dhe ndërprerja e procedurave të vlerësimit kalimtar. A është nënshkruar nga vetë magjistrati dorëheqja kur dorëheqja është bërë me postë? Ditën që mbaron mandati i institucionit të rivlerësimit, gati 4 vite më pas nga dita e sotme që po zhvillohet ky gjykim, ai ka gjithë të drejtën të kërkojë rikthimin në sistem duke mos e kaluar kurrë kës..

Loading...

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit ka nisur seanca për ish prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla, lidhur me procesin e rivlerësimit ndaj tij.

Vetë Llalla nuk ka qenë i pranishëm por përfaqësohet nga avokati i tij Sokol Hazizaj. Komisioneri publik Florian Ballhysa kërkoi prishjen e vendimit të KPK për Llallën, për ndërprerje të procesit të rivlerësimit.

Sipas komisionerit, Llalla është ende magjistrat, pasi sipas tij dorëheqja e ish kryeprokurorit nuk është shprehur përmes formës dhe procedurës ligjore, prandaj është nul.

“Pa u materializuar dorëheqja në formën e procedurën e parashikuar në ligj nuk mund të prodhojë asnjë efekt juridik, qoftë ky dhe ndërprerja e procedurave të vlerësimit kalimtar. A është nënshkruar nga vetë magjistrati dorëheqja kur dorëheqja është bërë me postë? Ditën që mbaron mandati i institucionit të rivlerësimit, gati 4 vite më pas nga dita e sotme që po zhvillohet ky gjykim, ai ka gjithë të drejtën të kërkojë rikthimin në sistem duke mos e kaluar kurrë kështu procesin e rivlerësimit”, tha Ballhysa.

Ndërkohë avokati i Llallës, Sokol Hazizaj thotë se komisioneri nuk iu referua argumenteve të seancës së mëparshme. Pasi dëgjoi të dyja palët, trupa gjykuese do të bëjë vendimin të ditur të hënën më 11 qershor, në orën 13.00.

6 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Vetting për Adriatik Llallën, KPA vendos më 11 qershor për ish-kryeprokurorin Vetting për Adriatik Llallën, KPA vendos më 11 qershor për ish-kryeprokurorinRating: 5.0
To Top